Mozzik dhe Loredana pushtojnë Gjermaninë dhe Zvicrën, ja sukseset që arritën…

0
115

Përpos jetës personale, Mozzik dhe Loredana vihen shpesh në qendër të vëmendjes për suksesit e jashtëzakonshme që kanë arritur në muzikë.

Dyshja kanë arritur të kryesojnë ndaj të tjerëve në tregun muzikor shqiptar, por jo vetëm.

Pak ditë më parë, Loredana zbuloi se ishte shpallur reperja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube në Gjermani, duke e treguar me krenari këtë arritje që do të thotë shumë për karrierën e saj.

Ndërkohë, së fundmi dhe Mozzik ka arritur suksesin e radhës në Zvicër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka bërë me dije se është bërë pjesë e listës “YouTube Top Artist 2020”, pasi është dëgjuar për 117 javë me radhë.

Kujtojmë që dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi konfirmuan se janë rikthyer së bashku.

Ndërkohë, kujtojmë gjithashtu dhe Loredana po punon për të sjellë albumin “Medusa”, ndërsa Mozzik nga ana tjetër ka paralajmëruar së shpejti një tjetër album, pas “Mozzart” që publikoi këtë verë, duke e bërë atë artistin më të dëgjuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here