Ligji për SHIU-n, rikthehen diskutimet nen për nen në Komisionin e Sigurisë

0
154

Komisioni për Sigurinë Kombëtare do të diskutojë paraditen e së hënës projektligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”, ndërkohë që shqyrtimi i draftit nen për nen në komision pritet të shkaktojë debate mes palëve për faktin se si mazhoranca ashtu dhe opozita, kenë përplasje qëndrimesh për AIM. Më herët deputetët e opozitës kanë deklaruar se kanë rezerva me projektligjin për AIM, duke thënë se problemi është politike dhe jo juridik me këtë agjenci. Gjithashtu opozita dyshon se partneret strategjike shqiptare të NATO-s, nuk kanë dhënë ato rekomandime për të cilat Ministria e Mbrojtjes ka hartuar këtë projektligj. Kjo përforcohet edhe nga fakti, se këshillat e tyre quhen informacion i klasifikuar dhe nuk i jepen opozitës për t’u njohur. “Nuk është hera e parë, Ministria e Mbrojtjes që bën një veprim të tillë dhe ka mbyllur dyert dhe po shkel ligjin me katër këmbë, Ministria e Mbrojtjes dhe e gjithë mazhoranca. Ju lutem ne duam të kemi në dispozicion ashtu siç ka ndodhur edhe në 2003, bashkangjitur relacionit, po t’i referoheni atij ka pasur të gjithë komentet që kanë ardhur nga CIA apo edhe nga partnerë të tjerë”, – ka thënë Ilir Gjoni, nënkryetar i Komisionit. Para Komisionit janë dëgjuar edhe grupet e interesit, përfaqësues nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe nga shoqëria civile, të cilët kanë bërë vlerësimet e tyre sa i përket këtij projektligji. Ndërkaq palët në Komision kanë vendosur që diskutimi nen për nen i këtij projektligji të zhvillohet ditën e hënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency