LSI, takim me të rinjtë në Kombinat

0
178

Përfaqësues të LSI-së organizuan dje një takim me qindra të rinj dhe të reja të njësisë së Kombinatit. Në fjalën e saj para të rinjve Monika Kryemadhi u shpreh se duhet bërë gjithçka për Kombinatin dhe për banorët e tij dhe për një gjë të tillë është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për Kombinatin dhe banorët e tij. E rëndësishme është që ne të kemi një bashkëpunim për të sjellë gjëra dhe për t’i ndërtuar gjërat. Ne nuk na intereson përkatësia politike por na intereson që të jemi në funksion të banorëve të Kombinatit”, – u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, LSI është një familje e ngrohtë e cila i mban afër fëmijët e saj për tu zhvilluar dhe për tu ndriçuar përpara. Ndërsa zëvendës kryetari i LSI-së i ftoi të gjithë të rinjtë që të angazhohen në këtë forcë politike pasi, sipas tij, duke e bërë një gjë të tillë kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre, kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të komuniteti si dhe në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Kombinatin dhe për të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Erisa Xhixho, tha se të rinjtë e LRI-së kanë qenë gjithmonë pjesë e angazhimit për zgjidhjen e problemeve të rinisë shqiptare. Ajo u shpreh e bindur se fitorja e LSI-së në 2013-n në të gjithë Shqipërinë do të fillojë nga Kombinati. “Kemi qenë pjesë e angazhimit dhe punës sonë në shumë nga problemet e rinisë, karta e studentit, karta e Bolonjës, problemet e punësimit të rinisë dhe shumë probleme të tjera të cilat na kanë prekur çdo ditë. Pjesë e qeverisjes tashmë prej 3 vitesh Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pasur përfaqësim dinjitoz në të gjitha hallkat e qeverisjes. Unë jam e bindur që fitorja e LSI-së në 2013-n në të gjithë Shqipërinë do të fillojë nga Kombinati”, – përfundoi Xhixho.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency