Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Vlorë. Ja kush është

0
215

Në kuadër të operacionit të koduar ”Centralja”, u arrestua në flagrance shtetasi Klaudio Selimaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi iu gjetën 100 doza Kokainë. Sipas hetimeve, i riu shpërndante kokainë në qytetin bregdetar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur në muajin tetor 2017 për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve, kanë zhvilluar një Operacion Policor të koduar ”Centralja”, të cilin e kanë ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Specialistët e Narkotikëve, shtetasit të mësipërm i kanë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij në lagjen ”10 Korriku”, një sasi të konsiderueshme pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë me një peshë prej 54,2 gr. e ndarë në 100 doza.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here