Krerët e Ballkanit Perëndimor firmosin tre marrëveshjet për lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave dhe kualifikimeve profesionale

0
134

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur ditën e sotme në Berlin tre marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve që parashikon lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Kosovën në këtë samit po e përfaqëson kryeministri, Albin Kurti, ndërsa Serbinë kryeministrja Ana Bërnabiç.

Para fillimit të samitit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi përshpejtimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë fjalimit të tij hapës në samit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here