A duhet të futemi në det pasi të kemi ngrënë?

0
221
Të gjithë jemi këshilluar qoftë edhe njëherë në jetën tonë se nëse duam të futemi në det për të bërë plazh, duhet të mos futemi direkt sapo kemi ngrënë, pasi na rrezikohet jeta.
Në fakt, të dhënat shkencore në lidhje me mostretjen mes vakteve para larjes në ujë dhe rrezikut të mbytjes, janë të pakta. Por, ne mund të marrim disa këshilla për mënyrën sesi duhet të veprojmë sapo kemi ngrënë një vakt në plazh.
Rreziku më i madh është se mos brenda trupit tonë ndodh bllokimi i tretjes së ushqimit të konsumuar nga stomaku, që vjen si pasojë e ndryshimit të menjëhershëm të temperaturës trupore kur futemi në det. Por, rreziqe të ngjashme vijnë edhe nëse kemi konsumuar një pije shumë të ftohtë, ose kur kalojmë nga një ambient i ngrohtë në një ambient tjetër me ajër të kondicionuar që e ka ulur temperaturën.
Në Shqipëri, ashtu si dhe në vende të tjera, mbizotëron ideja se në ujë duhet të futesh rreth 1 orë pasi ke konsumuar një vakt. Dallim bën Italia, ku aty të rriturit u thonë fëmijëve që të presin të paktën tri orë përpara se të zhyt en në ujë.
Megjithatë, të dhënat shkencore në lidhje me mostretjen mes vakteve para larjes në ujë dhe rrezikut të mbytjes, janë të pakta. Kjo ka bërë që Federate Ndërkombëtare e Shpëtimit të Jetës ta konsiderojë të pabazuar rekomandimin e shmangies së larjes në ujë pas ngrënies së vakteve.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here