Rama hap dyert e shtëpisë në Surrel/ Ja ‘plas’ deputeti i PD: Jetë murgu në saraje, luks në zyrë…

0
332

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi në emisionin ‘Xing me Ermalin’ u publikuan për herë të parë pamje nga brenda shtëpisë së tij në Surrel.

Spahia thekson se me këto pamje, Rama bën jetë murgu vetëm me mure betoni, ndërsa në zyrën e tij dominon luksi në pajisje dhe aredim.

“Cilin Edi Ramë të besojmë? Makthi i studentëve e përndjek edhe në ëndërr, e sidomos pyetja: Si e bëre shtëpinë në Surrel? Aq shumë e përndjek sa i “hapi“ sarajet, për t’i treguar shqiptarëve se kryeministri bëka një jetë murgu, vetëm me mure betoni!!!! Por i njëjti Edi Ramë tregon me mburrje zyrën e tij, në video-prezantimin për ekspozitat jashtë vendit. Luks në pajisje e aredim, deri tek letra e personalizuar nëpër mure. Dmth me lekët e shqiptarëve do luks, kurse me “të vetat“ jo? Fantazi shterpë dhe e mjerë! I ka mbetur vetëm talenti si kloun”, shkruan deputeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here