LISTA për UEFA-n /Partizani: Ja emrat e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Champions League

0
153

Skuadra e Partizanit ka dorëzuar në UEFA listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e Champions League përballë skuadrës hungareze të Ferencvaroshit.

Ajo që bie në sy është se në listë janë shtuar dhe dy emrat e sapo afruar në skuadër Volas dhe Ekuban.

Krahas dy sulmuesve, risi është edhe emri i trajnerit Sormani i cili zëvendëson Klevis Dalipin qe ishte regjistruar në UEFA për ndeshjes e Ligës së Europës. Ndërkohë, sërish lihet jashtë kosovari, Ilir Blakçori, që kaloi te Partizani nga Llapi.

Ja lista e plotë e lojtarëve:

Portierë: Dashamir Xhika, Alban Hoxha, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Renato Arapi, Ersin Hakaj, Gezim Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Arbnor Fejzullahu, Sodiq Atanda, Renaldo Kalari

Mesfushorë: Jurgen Bardhi, Mentor Mazrekaj, Ylber Ramadani, Lorenc Trashi, Emilian Vila, Lauren Ismailaj, Idriz Batha, Realdo Fili

Sulmues: Jurgen Vatnikaj, Ardit Jaupaj, Dalibor Volaš, Agustin Torassa, Caleb Ekuban

Trajner: Adolfo Sormani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here