Tri zbulimet e cuditshme

0
184

zbulimecuditshe Aftësia e forcës së të menduarit

Prej këtij momenti, shkenca fillon të përparoj me një shpejtësi edhe më të madhe, duke hyrë në thellësinë e mikro- botrave, ku shumë njohuri i kundërvihen botëkuptimeve dhe ligjshmërive tani të njohura fizike. Në mikro-botra, siç konstaton Tarlecki, pasoja shpeshherë tejkalon shkakun, ndërsa fizikani amerikan, Pol Shonka thotë: “Përparësia që i jep njerëzimi rendit të ngujuar logjik se shkaku e përcakton pasojën, është çështje e shprehisë dhe se nuk është larg mendjes që të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur dhe duhet të ndodhin në të ardhmen, t’i shkaktojë dikush tjetër. Kështu fizika me hapa të pakthyeshëm hynë në fushën e Metafizikës”. Sipas ligjeve të fizikës, lëvizja me laps në letër, nuk mund të kryhet pa mbetur gjurmë e gropëzave të shkrimit edhe pse në një shkallë me të lartë nuk është plotësisht e pamundur (diçka njëjtë keni pasur rastin ta shihni me iluzionet e magjistarit të njohur, amerikani Dejvid Koperfild). Është çështje krejtësisht tjetër që gjasat për dukuri janë shumë të vogla dhe ndodhin shumë rrallë, prandaj edhe është shumë vështirë t’i regjistrojmë. E njëjta gjë është me të ashtuquajturat “fenomene parapsikologjike”. Edhe përpos të gjitha dyshimeve në autentitetin e tyre, edhe përpos regjistrimit dhe evidentimit të shumë dëshmive bindëse, edhe më tej nga shkenca zyrtare, klasifikohen si kontradiktore me ligjet e njohura të shkencës bashkëkohore. Sipas shumë mendimeve, fenomeni i telepatisë është në listë i pari. Komunikimi që vendoset me lidhje jashtë – trupore, me kontakt jo – verbal dhe jashtë – shqisorë, shikuar nga këndi i teorisë së  informacionit, është çudi e barabartë me leximin e mendimeve të të vdekurve. Edhe përpos këtij mendimi dominues, qysh në vitet e tridhjeta është zbuluar se trupi bënë transmetimin e valëve elektromagnetike. Këtë më së miri e kanë dëshmuar eksperimentet e bëra nga ana e shkencëtarëve amerikanë në qendrën “Vatson” – bazë e njohur ushtarake ajrore  “Rajt -Peterson” në Dejton (SHBA), ku është vërtetuar se valët elektromagnetike trupore mund t’i lëvizin grimcat në simulatorin e fluturimit si dhe kursorin në ekranin e kompjuterit. Vrojtuesve, pas qafe, u janë instaluar dy elektroda speciale, ndërsa e treta ka qenë e kyçur si përtokësim. Truri rrezatonte sinjale shumë të dobëta (njëmilionta pjesë e voltit), që përforcoheshin me një aparat special, dhe të njëjtat, transmetoheshin në kompjuter. Kompjuteri, duke dalluar qartë valët e trurit, sinjalin e shndërronte në urdhëresë për motorin i cili lëvizte simulatorin. E gjithë kjo, që deri më dje dukej fantazi, e pabesueshme, mistike, të cilës shkenca zyrtare me rreptësi ju është kundërvënë si sharlatanizëm, tani, duke ju falënderuar zbulimeve të reja, bëhet më pak e pabesueshme. Kësaj i kontribuon edhe lajmi sensacional i botuar në gazetën amerikane “Filadelfia” në vitin 1933: “Teslla punon dhe paralajmëron se në kuadër të eksperimenteve të veta në fushën magnetike, është shumë afër zbulimit të fotografimit të mendimeve të njeriut”! Asgjë e pabesueshme këtu. Ky veprim bazohet në konceptin e gjerë të ndarjes së energjisë kozmike e cila udhëheq me tërë universin. Energjia është kudo rreth nesh me sasira të pakufizueshme. Teslla, në të vërtetë, e ka ditur këtë, por nuk ka mundur ta vërtetoj. Para më së 100 vjetësh, inxhinieri skocez Xhon Skot Rasl, ka vërtetuar se valët, në një kanal special, lëvizin në të kundërtën me ligjet natyrore; me kilometra kanë qenë të madhësisë dhe formës së njëjtë kurse largësia fare nuk ka ndikuar në zhdukjen e tyre. Sot, fizikanët francezë vërtetojnë se impulset e dritës në gypin optik të qelqit, mund të prodhojnë këto valë të quajtura “Soleton”, e me ndihmën e soletonit, kapaciteti i transmetimit të të dhënave në rrjetin e sotëm optik mund të rritet për 100 herë, që do të thotë se edhe shpejtësia shumë më e madhe e transmetimit të lajmeve informative.

 

 

Thërrmija e dymbëdhjetë

Me termin “thërrmija hyjnore” novelisti i shquar Leon Lenderman, nënkupton atë thërrmijë primare e cila si “kyçlidhja esenciale që mungon”, më në fund do t’i lidhte të gjitha elementet e panjohura dhe të pashpjeguara në fizikën e thërrmijave primare. “Zbulimi i kësaj thërrmije, shkencën e fizikës do ta bënte më koherente dhe do t’i ndihmonte njerëzimit, siç shprehte Ajnshatjni, ta njohin qëllimin e Zotit” – thoshte Lendermani, nën mbikëqyrjen e të cilit konstruktohet super-aksilatori, që për qëllim ka zbulimin dhe regjistrimin e “thërrmijës hyjnore”, ose siç e quajnë ndryshe, “thërrmija e Higensit”, sepse sipas teorisë së tij, kjo thërrmijë është cytëse e efektit të quajtur “fusha e Hignesit”, e cila i ve në dyshim të gjitha matjet që janë bërë deri më sot, tek thërrmijat e tjera primare.Pas asaj kohe e këndej, hulumtimet kanë përparuar dukshëm, në mënyrë që para pak kohësh të publikohet e dhëna se dy grupe shkencëtarësh amerikanë, secila prej tyre e përbërë prej 450 anëtarëve, kanë pasur sukses që ta izolojnë gjer më tani thërrmijën e pakapshme të materies, të cilën e kanë quajtur “top-kvark”. Laborator “Fermi” në Betave afër Çikagos (drejtor i së cilës dikur ka qenë Nomelisto Nederman), qysh para dhjetë vitesh e gjysmë kanë paralajmëruar se kanë regjistruar thërrmijën “top-kvark”, që disa vite më vonë këtë edhe e konstatojnë saktësisht – numri i regjistruar i këtyre thërrmijave ka qenë aq sa mund të dëshmohet ekzistimi i saj. Drejtori i sotëm e laboratorit  “Fermi”, dr. Zdon Pipis, paralajmëron befasira të tjera dhe thekson: “Para nesh është një periodë shumë e gjatë e hulumtimit të një provokacioni më të madh për mendjen e njeriut”. Zbulimi i “top-kvarkut”, thërrmijës së dymbëdhjetë elementare, nga e cila ndërtohet çdo materie, për fizikën bashkëkohore paraqet ngjarjen më të rëndësishme. Këto thërrmijë: 6 kuarke dhe 6 leptone, janë të grupuara në tri gjenerata, ndërsa çdonjëra prej 6 kuarkeve, karakterizohet nga dy karakteristika që gjer më tani as që mund t’i paramendonim: nuk ekzistojnë në gjendje të lirë por vetëm si çifte me antikuarkun përkatës dhe se bartin vetëm një pjesë të elektrizimit të elektronit e cila është parametri i vetëm për të gjitha thërrmijat e tjera të pa elektrizuara.    

 

 

Si mendon materia?

Zbulimet e çuditshme të cilat janë në rrugë më të mirë për ta demantuar skepticizmin e Ajnshtajnit, kurse botën shpirtërore dhe atë materiale ta afrojnë më shumë  se sa që mund të pritej deri vonë, ende nuk japin përgjigje në të gjitha pyetjet. Duke shqyrtuar problemin e raportit të shpirtit dhe trupit (materies), filozofi anglez Xhon Serf, të menduarit e ka formuluan në këtë mënyrë: “Mendojmë se jemi të vetëdijshëm, të lirë, të urtë, subjekt racional etj., që sipas shkenca, në tërësi të përbërë prej thërrmijave fizike të shkyçura nga mundësia e vetëdijes. Si kishim mundur t’i pajtojmë këto dy koncepte? Si është e mundur që bota materiale në tërësi, të mos ketë tjetër, përveç thërrmijave të përjashtuara nga vetëdija”? Ose thënë më konkretisht: “A mundet kjo materie e përbërë nga masa e përhimë dhe e bardhë në kafkën time të jetë e vetëdijshme?… Më në fund kjo përbërje e kafkës sime përbëhet prej “atomeve në zbraztësirë “, mu ashtu sikurse të gjitha materiet tjera në natyrë që përbëhen prej atomeve pa vetëdije. Si pra, thënë bukvalisht, atomet në zbraztësirë  mund të përfaqësojnë diçka?” Lëmit të “asaj ane” në kohën e fundit iu ka afruar edhe një nobelist tjetër, dr. Frensis Krik, me qëllim “që shkencërisht ta studiojë vetëdijen dhe raportet e saj (nëse fare ekziston), me shpirtin e pavdekshëm hipoteknik”. Kirku ka paramenduar se vetëdija është e kuptueshme në kufijtë e reaksioneve kimike dhe të rrymave elektrike… E tërë kjo ishte e mjaftueshme për kolegët e tij, që atë, së bashku me gjeniun e dytë, dr. Xhon Eklesin, neurofiziologun dhe fituesin e çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1963, t’i rëndësinë në radhët e mbeturinave të shkencës. Sipas Eklesit, i cili mbron mendimin e tij se shpirti  ekziston jashtë trupit, raportet në mes të trurit dhe shpirtit mund të jenë analoge, në “fushën e besueshmërisë”, gjegjësisht në shpirtin, të shkaktuara nga energjia, por prapëseprapë në gjendje të shkaktojnë efekte të caktuara. Sipas tij, shembulli më i mirë për këtë, është procesi i të vërejturit. Nëse e përqendrojmë vëmendjen në ngjarjet që vijnë (që i presim), p.sh.: shpuarjes me gjilpërë, në tru nxitet (ngacmohet) ndonjë pjesë e tij, para se të pranohet ajo si sinjal i shpuarjes me gjilpërë. Dr. Eklesi këto dukuri i komenton si të shprehurit e “fushës së besueshmërisë”. Po të pranohet (dëshmohet) profetizmi (parashikimi i gjërave), shkenca, do të kishte qenë e mundur të pësoj ndryshime aq të thella, ashtu që nga ajo nuk do të kishte mbetur as “guri mbi gurë”, ka shkruar para më se 30 vitesh, në të përjavshmen polake, Stanislav Lern. Dilema, që atëherë u parashtrua, sa i përket parapsikologjisë: shuarjen e çdo vullneti dhe besimi tek njerëzit, që  të merren me të ose edhe shkencës që të tenton të hulumtoj më thellë – me ndryshime dhe njohuri të reja, gjithnjë e më shumë po bëhet e parëndësishme. Në vazhdim është, periudha, jo e rrënimit të shkencës nga themelet, por rishqyrtimi të saj gradual, por rrënjësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency