Duma e vendosur: Nëse nuk hapen negociatat, opozita të largojë Ramën me çdo mjet!

0
117

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në “Kjo Javë’, në News24, është shprehur se, nëse Këshilli Evropian i thotë “JO” hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, detyra kryesore e opozitës shqiptare është të largojë Edi Ramën nga posti i kryeministrit.

“‘JO-ja’ nga KE për qeverinë është vulosje e fundit. Për ta është vulosje e rënies së tyre. Do përpiqen ta kamuflojnë me cdo mënyrë, që kjo është rënie e Evropës. Gjtihë trajektorja e tyre është “ata”, këta nuk qeverisën asnjë ditë. Do ja lënë Evropës edhe këtë faj. Nuk ka sot asnjë të mençur apo të çmendur që beson se do të reflektojë Rama.

E vetmja gjë që është në shpatullat e opozitës shqiptare, nuk është e lehtë, me radikalitet dhe mjete të pa provuara deri tani, është detyrë e opozitës që Rama të ikë. Nëse ka prova, që implikojnë qeverinë në shit-blerjen e votave, duhen trajtuar. Qeveria duhet ta kuptojë që e ka dëmtuar qytetarin shqiptar dhe duhet ta dëmshpërblejë”, tha ish-deputetja e PD.

Ajo paralajmëroi protesta masive dhe radikale, deri në rrëzimin e kryeministrit.

“Duhet të kuptojmë aksiomën. Marrja e pushtetit do të vijë nëpërmjet votës. Pavarësisht se theksohet rruga radikale ‘protesta, protesta’, ato çfarë bëjnë, godasin. I kemi hequr propagandën kryeministrit, e ka të pamundur plotësisht të vazhdojë të qëndrojë, i ka rënë bazamenti.

Mos hapja e negociatave është rrëzim. Një bazament i tronditur plotësisht. Për mua goditja finale është faktori ndërkombëtar, i cili nëse nuk hap negociatat këtë herë, na takon neve ta ngremë në nivel tjetër misionin, sepse ky njeri i çoi pas vendin dhe ne nuk mund ta lejojmë më. Do ketë protesta radikale”, u shpreh Grida Duma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here