Njerëzit që kanë sakrifikuar veten për shkak të besmit fetar

0
210

image008Veprime rrëqethëse demonstrohen zakonisht gjatë ceremonive fetare, nëpërmjet të cilave, anëtarë të besimeve të ndryshme ndër shumë popuj të botës, paraqesin forcën e gjithëfuqishme të Perëndisë. Kështu, një rast i veçantë është  në jug të ishullit Ceylona (Indi), gjatë një ceremonie fetare për nder të Hynjisë hinduse, anëtarë të këtij besimi, të shpuar me mjete metalike dhe të kapur nëpër pjesë të trupit me  çengel, rrinë varur për një kohë të gjatë. Ndër fenomenet e shumta (si burim i forcës së brendshme të njeriut), por në dukje rrëqethës, është edhe fenomeni i therjes në pjesëve të ndryshme të trupit me mjete të mprehta metali. Duke  shqipëtuar fjalë magjike, ata bien në gjendje transi dhe nuk ndiejnë kurrfarë dhembjeje.

 

Rastet

Pastaj  anëtarët e sektit Sadhu, të cilët për nder të Zotit Shiva dhe gruas së tij Minakshi, për çdo vit mblidhen në tempullin e njohur në qytetin Madurai, në jug të Indisë, ku  „njeriu i shenjtë“ me një shpatë të madhe i shpon te dy anët e fytyrës dhe gjatë asaj gjendje ekstaze ai nuk ndien kurrfarë dhembjeje.Gjithashtu, rast konkret  i kemi edhe demonstrimet e dërvishëve tanë (Kosovë), ceremonia e të cilëve mbahet në Prizren. Dërvishët, që i takojnë rendit të Rufaive, për çdo vit, me 22 mars, me rastin e Sulltan Nevruzit, ditës së lindjës së Alisë, treshëgimtarit të parë të Muhametit, në teçen e Prizrenit, e festojnë këtë ditë me një ceremonial të veçantë, gjatë të cilit  kryhen therje me  shpata, pinjall e hanxhar.Ceremoniali fillon me këndimin disaorësh të ilahive, pas të cilave vjen Ziqiri (Ziqiri është një lutje e dërvishëve, nëpërmjet së cilës ata ndahen nga bota e përditshme, prej Nefisit (egos) dhe i dorëzohen  Allahut ). Përsëritja e pandërprerë e emrit të Allahut, e cila shoqërohet me thirrje karakteristike „Hu“, dhe lëvizjet e kombinuara ritmike, herë në një anë e herë në tjetrën, i bien ata në një gjendje transi (autohipnozë). Pas kësaj, nën tingujt e instrumenteve të posaçme, fillon dërgimi i viktimave të përgjakura Allahut, pra fillon therja rituale nëpër faqe, gjuhë, bark etj. me anë të mjeteve të mprehta metalike si: shpata, hanxhar, pinjall etj.të cilën dërvishët e quajnë “zarpa”.

Qëllimi  i ritualit nuk është fascinimi i masës, thonë ata, as  provokim i ndonjë sensacioni magjik, por  dëshmi e fuqisë së Zotit, pasi sipas sufizmit, në çdo besim ekziston  emisari i Zotit, i cili duhet që me anë të veprimeve  të veta (që dërvishët i quajnë “keramete”) të dëshmojë  fuqinë  e të Madhërishmit. Poashtu, thonë se “kerametet” nuk i kryen dërvishi, por  ai e lë në dispozicion trupin e tij fizik, nëpërmjet të cilit i Madhërishmi  demonstron fuqin e vet. Gjithashtu është interesant te ceket se edhe gjatë ritualit, por edhe pas daljës nga ai, ata nuk ndjejnë dhembje në trupin e tyre fizik, si dhe gjurmët e plagëve të marra nga mjetet metalike  vërehen fare pak  e edhe gjakderdhje nuk kanë. Një dukuri të njëjtë e demonstroi edhe holandezi Mirina Daja, në vitin 1947, dhe atë para ekspertëve të njohur mjekësor. Ai lejoi që publikisht t’i futet  shpata në cilëndo pjesë të trupit. Kështu ai me shpatë të ngulur nëpër mëlçi e veshkë, lëviste rreth spitalit pa vështirësi, bile edhe vraponte. Profesorët, të cilët e kontrollonin Dajen në spitalin e kantonit të Zürichut dhe Bazelit (Zvicër), bënë edhe fotografimin me rentgen, për të evituar çdo manipulim, dhe në fund konstatuan se vërtet Dajes i ishte shpuar veshka dhe mëlçia (këtë e vërteton edhe fotografia e rentgenit).  Dhe pas nxjerrjës së shpatës, plagët iu shëruan shumë shpejt dhe pa gjakderdhje. sa-kra.ch

 

Rusi, gruaja ruan UFO-n në frigorifer 

Nëse një ditë alienët do të zbarkojnë në planetin tonë me siguri që Rusia do të jetë vendi i përzgjedhur. Pas lajmeve për UFO të vëzhguar në Siberi, tashmë vjen lajmi i një gruaje që ka ruajtur një kufomë jashtëtokësori në frigoriferin e saj për dy vite me radhë. Marta Yegorovnam nga qyteti Petrozavodsk ka bërë edhe disa foto për të vërtetuar ekzistencën e tij. Ky trup është marrë nga Maria pasi një disk fluturues u rrëzua në afërsi të shtëpisë së saj në vitin 2009. Në gusht të këtij viti nga Rusia erdhi edhe një video ku tregohej një alien i vdekur, i gjendur në Irkutsk (rajon i Siberisë), por dy studentët që lajmëruan gjetjen bënë të ditur më vonë se jashtëtokësori ishte vetëm një krijim i tyre.

 

“Kam bërë dashuri me një fantazëm”

Një 34-vjeçare amerikane ka deklaruar se ka bërë dashuri me një fantazmë! Gruaja është e specializuar në Sexesorcism, apo në kryerjen e marrëdhënieve seksuale me shpirtrat që “takon” gjatë jetës së saj prej psiqikje. E reja amerikane ka thënë se gjatë aktit seksual kënaqet shumë, po ashtu edhe fantazmat dhe se ajo preferon më shumë këto të fundit sesa meshkujt e vërtetë.  “Është më mirë të bësh dashuri me një fantazmë se sa më një burrë”, ka thënë e çmendura. Ndërkaq ajo ka deklaruar se ka pasur një raport seksual me një fantazmë 250 vjeçe.  Specialistja që po merret me trajnimin e saj psikologjik nuk po mundet ta ktheje “me këmbë në tokë”.

 

 Kafkat misterjoze në Peru

Shkrimet e lashta në shumë raste flasin për “qeniet hibride” që kanë jetuar në tokë dhe atë edhe qindra vite më parë. Së fundi arkeologët kanë gjetur kafka të zgjatura në Peru që kanë treguar se ato nuk janë njerëzore. Qindra e kafka të çuditshme u zbuluan po ashtu rreth globit. Eksperimentet e kryera nga shkencëtarët në disa prej tyre kanë provuar se kafkat nuk janë me origjinë të njeriut. Sipas shkrimeve të lashtë indiane, këto krijesa kanë jetuar në Amerikën e Veriut edhe para vetë indianëve Një prej studiuesve, Brian Forster shpjegoi se ai kishte ardhur në përfundim se këto qenie ose janë anëtarë të një specie të pazbuluara më parë ose krijesa njerëzore të përziera me AND të e krijesa të tjera.

 

 Misteri i Librit të Kuq të Karl Jungut

Karl Jungu ishte një psikiatër me shumë influencë që konsiderohet si themeluesi i psikologjisë analitike.  Jungu bashkëpunoi me Zigmund Frojdin për vite të tërë dhe u bë i famshëm për punën e tij me pacientët skizofrenë. Në vitin 1913, marrëdhënia profesionale e Jungut me Frojdin përsoi një krisje dhe ai filloi të ketë probleme seriozë të shëndetit mendor për veten e tij, duke pranuar se ka patur halucinacione dëgjimi dhe shikimi në atë që e quante “përballja me të pandërgjegjshmen”.   Gjatë kësaj periudhe, Jungu shkruajti një libër që e quajtu Liber Novus, nga latinishtja “Libri i Ri”, por që në fakt që nga ajo kohë është pagëzuar me emrin “Libri i Kuq”. i mbushur me djaj të vizatuar me dorë, bashkëbisedime me perëndi, përshkrime incesti, dhe udhëtime në botën e nëntokës, ai është quajtur edhe një vepër e një “dije të pafund”, apo edhe hallakatjet e një psikopati. Ai punoi 16 vjet për këtë libër, të cilin e kyci deri kur vdiq në vitin 1961. Kur përshkruante librin, ai zbuloi në mënyrë kriptike: “Këta vite, kur unë ndoqa pamjet e brendshme, kanë qenë më të rëndësishmit e jetës sime. Cdo gjë tjetër duhet të burojë prej kësaj.  Filloi që në atë kohë dhe hollësitë e mëvonshme zor se kanë më rëndësi. E gjithë jeta ime ka konsistuar në përpunimin e asaj që më vinte nga e pandërgjegjshmja dhe më përmbyti si një lumë enigmatik dhe rrezikoi të më thyejë. Ishte material për më shumë se një jetë. Cdo gjë më vonë ishte thjeshtë një klasifikim i jashtëm, elaborim shkencor, dhe integrim me jetën. Por fillimi spiritual që përmbante gjithcka, ishte atëherë”. Pas vdekjes së tij, familja Jung e kyci librin e kuq për pothuajse 50 vite. Vetëm pak njerëz e kishin parë deri kur u botua në tetor të 2009-ës. Origjinali ishte ekspozuar në Muzeun e Artit Rubin, në Manhatan. Mbetet mister se cilët djaj e kishin shtyrë dorën e Jungut, cfarë po përpiqej të shprehte ai tek “Libri i Kuq”, dhe përse familja e tij u përpoq ta mbajë veprën të fshehur për kaq shumë dekada.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency