5 vite nga heqja e vizave, Basha: Sot shqiptarët po braktisin vendin, në këmbë para Parlamentit

0
103

foto e bashes per vizat

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, reagoi dje në kuadër të 5-vjetorit të heqjes së vizave për Shqipërinë, duke theksuar se qeverisja e majtë e ka kthyer vendin mbrapa. Sipas kryedemokratit, me largimet masive të shqiptarëve prej keqqeverisjes kanë nisur diskutimet në BE për rikthimin e vizave. “5 vjet me parë, falë reformave, seriozitetit e angazhimit të Partisë Demokratike ra izolimi i fundit i Shqipërisë dhe shqiptareët fituan te drejtën e lëvizjes ne Evrope pa viza. Sot asnjë hap i ri nuk është bere ne drejtim te integrimit, ne te kundërt, për shkak te keqqeverisjes, korrupsionit, inkriminimit dhe padrejtësive te Edi Ramës, shqiptaret po braktisin me mijëra vendin çdo muaj, te dytët pas sirianeve duke nxitur diskutime ne BE për rikthimin e regjimit te vizave. Për dy vite, jo vetëm nuk bene asnjë hap para, por e kthyen vendin 25 vite pas, ne kohen e eksodit te madh. Ndaj është koha për ti ndalur, për ti hequr nga rruga jone evropiane. Te enjten populli ne këmbë para dyerve te parlamentit”, – deklaroi kreu i PD-së.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency