Takim me drejtues të lartë të PPE-së dhe CDU-së/Basha: Qeverisja e sotme, rrezik për shtetin ligjor. Qeveria teknike, zgjidhja për zgjedhje të lira

0
112

angela dhe bashaBasha: Qeverisja e sotme, rrezik për shtetin ligjor. Qeveria teknike, zgjidhja për zgjedhje të lira

“Buxheti i ri me rritje taksash dhe shpenzime për luks qeveritar e asnjë investim për hapje vendesh të reja pune tregon se qeveria “Rama” nuk ka asnjë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza”

Gëzim Saliu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë dje në kongresin e partisë së Kancelares Angela Merkel, CDU, mbajtur në Karlsruhe, ku u takua dhe bashkëbisedoi me drejtues të lartë kësaj partie dhe Partisë Popullore Evropiane, me eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar etj. Në qendër të takimeve më përfaqësuesit e lartë të CDU-së dhe PPE-së, Basha vuri theksin tek korrupsioni, krimi me lidhjet qeveritare, rënia e shtetit ligjor, shkatërrimi i zgjedhjeve si edhe krizën ekonomike e sociale që po kalon vendi. “Shpreha shqetësimet për situatën e rëndë që po kalon vendi ku Edi Rama ka instaluar shtetin e të padrejtës, i cili dhunon qytetarët duke shkelur ligjet e vendit dhe mbron krimin e korrupsionin duke bllokuar hetimet për megaaferat korruptive, siç është afera CEZ prej 600 milionë eurosh dhe ministrat e zhytur deri në fyt në vjedhje dhe lidhje me krimin e narkotrafikantët, ndër të cilët është ministri i Brendshëm i faktuar botërisht për lidhjet e tij me narkotrafikun. Revolta popullore që ka shpërthyer në të gjithë vendin dhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike, papunësisë që shtohet dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve”, – tha Basha.

Takimet dhe qëndrimi i opozitës

Në takimet e zhvilluara me Presidentin e Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul, Kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Norbert Lammert, kryetarin e Komisionit të Çështjeve Evropiane në Bundestag Gunther Krichbaum, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Elmar Brok, kreu i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se buxheti i ri me rritje taksash, dhe shpenzime për luks qeveritar dhe asnjë investim për hapje vendesh të reja pune, tregon se qeveria “Rama” nuk ka asnjë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza. “Të gjitha kategoritë shoqërore ndihen të goditura dhe të poshtëruara dhe ndaj vazhdimi i kësaj keqqeverisje është një humbje më e madhe, një kosto shtesë për vendin, për çdo familje, për çdo shqiptar dhe një rrezik i madh që i kanoset demokracisë dhe shtetit ligjor. Kjo gjendje po shton revoltën dhe zemëratën popullore, e cila po përkthehet në protesta të njëpasnjëshme, duke sjellë në vëmendje pjesëmarrjen në mitingun madhështor të datës 8 dhjetor. I njoha bashkëbiseduesit me programin qeverisës të Partisë Demokratike i cili synon t’i japë frymëmarrje ekonomisë përmes uljes së taksave, një klime pozitive besimi që do të kontribuojë në vende të reja pune me paga më të mira”, – tha ai. Po ashtu Basha takoi edhe zëvendëspresidentin e Partisë Popullore Evropiane dhe eurodeputetin gjerman, David Mcallister, ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së Peter Tauber, kryetarin e grupit parlamentar të CDU-së, Andreas Lammel ,ku si edhe në takimet e tjera vuri theksin tek keqqeverisja. “Shpreha shqetësimin për zbatimin e dekriminalizimit nga kreu i Partisë Socialiste i cili është autori kryesorë i promovimit të personave të inkriminuar në poste të rëndësishme të administratës, qeverisë dhe në Parlament. Shitblerja e votës, një fenomen i shfaqur masivisht në zgjedhjet e fundit vendore qe u reflektua ne raportin e OSBE-ODIHR-it, ishte çështje që dominoi diskutimet me personalitetet e larta të politikës gjermane dhe evropiane”. Në këtë kontekst Basha ka theksuar në këto takime: “Me këtë qeveri të faktuar si shkatërruesja e zgjedhjeve vendore, Shqipëria nuk mund të ketë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor dhe as zgjidhje për situatën e rëndë ekonomike. Zgjidhja, është qeveria teknike e cila do të përgatisë dhe garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Po ashtu gjatë pjesëmarrjes në kongresin e CDU-së kryedemokrati pati një bashkëbisedim të shkurtër edhe me Kancelaren Angela Merkel të cilën e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë. “Gjermania do të jetë në mbështetje të ëndrrës europiane të shqiptareve ashtu siç mbështeti fuqimisht dhe liberalizimin e vizave”, – tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency