PD publikon letrën e zv.drejtorit/Ristani: Emërimet në burgje, politike e nepotike. Balla i përgjigjet me “shpifje”: Trillim i PD-së

0
146

 

 

ristani-ballaPartia Demokratike publikoi dje një letër të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bledar Skënderi, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, që e informon për emërimet në administratë. Sekretari i përgjithshëm, Arben Ristani, e vlerëson këtë moment si dëshmi të emërimeve politike e nepotike. PS reagoi menjëherë, duke i cilësuar të pavërteta këto akuza. “Kemi sot këtu, një letër konfidenciale që zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skenderi, ia drejton Edi Ramës, ku tregohet se si, në të vërtetë, kryhen punësimet në shtetin e Edi Ramës. Ky zyrtar i lartë e informon Edi Ramën se nga tetori i vitit 2013 e deri në gushtin e 2014, nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë partia socialiste, ndërsa 462 i ka bërë LSI. Zyrtari i Lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit”, – tha ai. Mbi akuzat e PD-së reagoi deputeti socialist, Taulant Balla, i cili gjeti këtë mënyrë ironike për të mohuar vërtetësinë e kësaj letre. “Po lexoj një email që sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike i dërgon ish-kryeministrit Sali Berisha. Po citoj emailin: “I dashur Doktor, protestat tona nuk arrijnë të mbledhin njerëz, pasi Luli nuk frymëzon më askënd. Prandaj në emër të gjithë të vjetërve në PD, ju lutem të rimerrni situatën në kontroll. Është tejet e rëndësishme që në protestën e radhës të mbani dhe ju një fjalë, që të paktën njerëzit e pranishëm në protestë, por edhe ne deputetët dhe drejtuesit në PD të marrin pak kurajo dhe guxim. Juaji përjetësisht, Arben Ristani. 15 dhjetor 2015”. Pavarësisht se kjo letër nuk është e vërtetë, e vërteta është se të gjithë në SHQUP mendojnë kështu. Arsyeja pse nxorëm atë letër sot të sajuar, është për t’i treguar publikut se sa e thjeshtë është për të shkruar një trillim në kompjuter dhe më pas ta printosh atë në një fletë të bardhë dhe ta shesësh për të vërtetë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency