Ardit Gjebrea i drejtohet artistit të njohur: Burrë që nuk i di emrin gruas, vetëm ty të kam parë

0
303

Pjesë e programit “E Diela Shqiptare” është rubrika “Gjysma ime” tek e cila ka qenë së fundmi e ftuar psikologia e njohur Denata Toçe dhe bashkëshorti i saj, artisti i njohur, Arben Skënderi.

 

Moderatori i programit, Ardit Gjebrea, ndër të tjera zbuloi një sekret të Albanit. Siç u mësua, ai i thërret bashkëshortes së tij Denada dhe jo Denata.

Ardit Gjebrea: Denata, gjen diçka që nuk shkon tek tabelat e Arbenit?

Denata Toçe: Emri është me d.

Ardit Gjebrea: Ti si e ke emrin.

Denata Toçe: Denata me t.

Ardit Gjebrea: Ne e kemi bërë të qëllimshëm sepse Beni do na sqarojë pse të thërret Denada, ka një jetë që e dëgjoj që të thërret Denada dhe burrë që nuk i di emrin gruas, vetëm ty të kam parë.

Arben Skënderi: Po mirë që më pyete, të paktën ta sqaroj sepse e di që ka shumë situata që kam lënë nam për një arsye shumë të thjeshtë. Tani unë muzikant jam, dhe mua një emër personi, mbi të gjitha i bashkëshortes sime, po nuk më tingëlloi, është një problem shumë i madh dhe Denata e pamundur. Nuk më tingëllon absolutisht fare.

Denata Toçe: E thotë Ardit e thotë kur zihet me mua.

Arben Skënderi: Po kjo është e vërtetë, me t të plotë.

Ardit Gjebrea: Pra kur vjen Denata shoqërohet me bubullima.

Arben Skënderi: Është kthyer në një kod komunikimi për të shpjeguar një situatë të caktuar, një gjendje emocionale. Është normale që emri i personit që do duhet të tingëllojë kur i thua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here