Niang: Kam mësuar nga gabimet, jam pjekur

0
152

ni

 

Sulmuesi i Milanit, M’BayeNiang, ka pranuar se për pak sa nuk e kishte shkatërruar karrierën e tij nga sjelljet e këqija. “Jam pjekur dhe kam mësuar nga përvojat e mia. Psikologjikisht nuk jam më personi i njëjtë dhe jam bërë më i përgjegjshëm”, ka dhënë Niang për France Football. Ai po luan në Serie A që nga mosha 18-vjeçare, ndërsa këtë muaj do të mbushë 21 vjet. Futbollisti ka qenë i njohur për incidentet e tij jashtë fushe – duke përfshirë vozitjen pa leje dhe burgosjen pas një aksidenti me Ferrari. “Kur isha më i ri bëja gabime, është e vërtetë, por disa ngjarje më kanë bërë të kuptoj se kam rrezikuar shkatërrimin e karrierës për disa gjëra vërtet pa lidhje. Pendohem për të gjitha ato, por më kanë ndihmuar që të piqem”, – ka shtuar lojtari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency