VIDEO/ Dalin pamjet, Rama siguron Bashën me dhjetëra policë

0
156

Një video amatore ka mbërritur në redaksinë në SYRI.net ku ditën e protestës kundër Vuçiç, Edi Rama kishte vendosur që të ruante Lulzim Bashën me dhjetëra policë.

Protesta nisi në oborrin e selisë së PD-së, ku u mblodhën mijëra qytetarë, por çuditërisht aty nuk u pa asnjë polic.

Më pas, qytetarët ju drejtuan kryeministrisë, duke protestuar për më shumë se 1 orë. Aty mbajtën fjalë disa personalitete dhe në fund foli edhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Gjatë gjithë kësaj kohe, dhjetëra policë kanë qëndruar në oborrin e selisë së PD, për të ruajtur Bashën, pasi ai dyshonte se protestuesit do të ktheheshin në selinë blu.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe pas shpërndarjes së protestuesve edhe policët ikën nga selia e PD, siç mund ta shikoni dhe në këtë video amatore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here