Skema suplementare për përfitimin e pensionit

0
183

pensions-460_996670c-300x187Sipas ligjit, përfitojnë pensione suplementare shtetërore, si të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, i ndryshuar, personat të cilët: Deri në hyrjen në fuqi të ligjit të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të kenë derdhur kontribut suplementar, duke qenë në marrëdhënie pune me universitetet, shkollat e larta, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Akademinë e Shkencave dhe me të gjitha institucionet e tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë. Kontributet suplementare paguhen në fondin e sigurimit suplementar shtetëror. Masa e tyre është: 3,5% e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione publike dhe 7% e pagës bruto mujore, për të punësuarit në institucione jopublike.

 

Kushtet

Personat që përfshihen në grupin e parë dhe të dytë të pikave 5 dhe 6, të nenit 2, të kenë plotësuar kriteret për marrjen e pensionit të pleqërisë, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar. Masa e pensionit suplementar është 1,3% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Profesor” dhe 1,1% e pagës referuese për çdo periudhë njëvjeçare të ushtrimit të titullit “Asistent profesor”. Shuma e këtij pensioni suplementar, bashkë me përfitimet nga ligji nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të jetë më e madhe se 4 pensione bazë pleqërie, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7703, date 11.5.1993. Masa e pensionit suplementar nuk mund të jetë në asnjë rast më e vogël se 6% e pagës referuese. Masa e pensionit suplementar fillestar, për personat që nuk kanë kontribuar, nuk mund të jetë më shumë se 50% e pensionit të pleqërisë, të përfituar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Dokumentet: Fotokopje e nënshkruar e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale. Deklaratë personale, nëse personi merr ose jo përfitime nga skema të tjera suplementare shtetërore. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë për dhënien e titullit, ose në mungesë, një vërtetim për titullin shkencor, të lëshuar nga Komisioni i Kualifikimit ose nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve. Vërtetim i pagës referuese. Vërtetim nga qendra e punës për kontributet suplementare të paguara nga data 1.1.2010 deri në datën e lindjes së të drejtës. Vërtetim për kohën e gëzimit të titullit.

 

Gjysma e zviceranëve nuk arrijnë t’i paguajnë me kohë faturat, fenomen edhe në Shqipëri

Në Zvicrën e pasur, gati gjysma e njerëzve që jetojnë atje nuk mund t’i paguajnë me kohë faturat e tyre. Megjithatë, shumica besohet të kenë nën kontroll financat. Sipas një studimi, një e katërta nuk kanë para rezervë pasi t’i paguajnë faturat. Dhe rreth 45 për qind prej tyre faturat në gjashtë muajt e fundit nuk i kanë paguar me kohë për shkak të mungesës së parave. Rezultatet tani janë bërë publike nga një studim i realizuar nga “European Consumer Payment”. Të rinjtë janë pesimistë për të ardhmen e tyre në Zvicër, thotë studimi në fjalë. Megjithatë, 60 për qind e të anketuarve zviceranë besojnë se ata i kanë nën kontroll të mirë ose shumë të mirë financat e tyre. Më të shqetësuar janë për shpenzime të kujdesit shëndetësor, kostot e sigurimit dhe frika e humbjes së vendeve të tyre të punës. Një shumicë e madhe e të rinjve nëpër Evropë kanë pak besim në mirëqenien financiare të tyre. Vetëm çdo i pesti nga mosha 15-24 vjeç beson se pikërisht kjo grupmoshë mund të ketë menaxhuar me sukses paratë e tyre. Për raportin “European Consumer Payment” janë intervistuar 20 mijë njerëz, në 21 vende evropiane.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency