Kredi të buta për fermerët, ja si përfitohen

0
215

Ervin Kaduku

krediKa hyrë në fuqi një udhëzim i përbashkët i ministrit të Bujqësisë e atij të Financave, me anë të të cilit bëhet e mundur që fondet kundërparti, të krijuara nga arkëtimet prej subjekteve që kanë përfituar nga projekti i qeverisë japoneze dhe të mbledhura nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në shumën 130.517.500 lekë, të trajtohen si të ardhura jashtë limiti dhe të përdoren nëpërmjet llogarisë së thesarit, brenda vitit 2014 si kredi të buta për fermerët dhe ata që merren me agrobiznes.

 

Kush përfiton

Përfitojnë subjektet fizike/juridike që përmbushin kriteret e mëposhtme: Ushtrojnë aktivitet në një nga fushat përcaktuara, si dhe paraqesin projekt investimin në përputhje me përcaktimet e vendimin të Këshillit të Ministrave me nr. 374, datë 11.06.2014 “Për miratimin e mënyrës së përdorimit të fondeve kundërparti, të mbledhura nga grantet japoneze për sektorin e bujqësisë”; Ofrojnë garanci pasurore (kolateral) për garantimin e kredisë. Si koletarale të pranueshme konsiderohen pasuri të paluajtshme: tokë truall, ndërtesa, linjat prodhimi/përpunimi, garanci bankare me kohëzgjatje të njëjtë me atë të huas; Vlera e kolateralit të ofruar nuk duhet të jetë më pak se 100% (njëqind për qind) e vlerës së financuar nga AZHBR-ja.; Nuk kanë detyrime të pashlyera ndaj organeve tatimore, ish-projekti 2-KR/AZHBR, si dhe institucioneve të tjera huadhënëse dhe garanton, nëpërmjet një vetëdeklarimi, se huaja e marrë nuk do të ndryshojë destinacionin e përfitimit.

 

Sa mund të përfitohet

Në varësi të llojit të investimit, shkalla e financimit për subjektet përfituese do të jetë si më poshtë: Ndërtim/rikonstruksion të stallave, pularive apo modernizim të komplekseve blegtorale dhe instalimin e impianteve të tyre ndihmëse deri në 70% të vlerës së përllogaritur të investimit, por jo më shumë se 25 milionë lekë; ndërtim/rikonstruksion (përfshirë edhe serra), blerje dhe instalim të linjave për ruajtje, përpunim dhe ambalazhim të produkteve bujqësore deri në 80% të vlerës së përllogaritur të investimit, por jo më shumë se 25 milionë lekë.

 

Si aplikohet

Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten në AZHBR, në Drejtorinë Qendrore, Tiranë brenda 15-ditëshit të parë të muajit korrik. Kërkesa për financim dhe dokumentet e aplikimit dorëzohen në zyrën e protokollit të AZHBR-së. Zyra e protokollit pajis subjektin aplikues me një kopje të protokolluar të formularit të aplikimit dhe listën për dokumentacionin e dorëzuar. Zyra e protokollit i dorëzon Sekretariatit dosjet e aplikantëve Sekretariatit.

 

Dokumentet që duhen

 Dokumentacioni ligjor

Person juridik/fizik/shoqëria e bashkëpunimit bujqësor (SHBB);

Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës së personit fizik ose përfaqësuesit ligjor të personit juridik;

Ekstraktin historik të personit fizik/personit juridik, SHBB të lëshuar nga QKR-ja jo më parë se 30 ditë nga dita e aplikimit;

Kopje të statutit të shoqërisë, nëse subjekti është person juridik/SHBB;

Vendimi i asamblesë së ortakëve për marrjen e huas pranë AZHBR, nëse subjekti është person juridik ose SHBB;

Dëshmi penaliteti për aplikantin apo përfaqësuesin e personit juridik/fizik apo të përfaqësuesin e SHBB-së;

Të gjitha dokumentacionet dhe lejet përkatëse (leje ndërtimi, leja e QKL,etj.) në varësi të llojit të investimit, sipas legjislacionit në fuqi.

 

Dokumentacioni financiar

Pasqyrat financiare të tri viteve paraardhëse;

Vërtetim nga zyra e tatimeve që nuk ka detyrime tatimore;

Plani i biznesit i detajuar me pasqyrat e cash flow, i firmosur për të paktën tre vjet;

Oferta/ofertë për blerjen e pajisje-makinerive etj. marrëveshje paraprake për blerje të pajisje-makinerive;

Preventivë punimesh ose kontrata për ndërtim-rikonstruksion dhe specifikimet përkatëse në varësi të llojit të investimit, si dhe licencën e inxhinierit të ndërtimit/zbatimit për punimet e ndërtimit/rikonstruksion;

Vërtetim për numrin e llogarisë bankare dhe IBAN;

Dokumenti mbi statusin e aplikantit/personit fizik/juridik/SHBB nga Regjistri i Kredisë në Bankën e Shqipërisë (në emër të personit fizik dhe në emër të personit juridik apo përfaqësuesit të SHBB).

 

Dokumentacioni në lidhje me kolateralin

Certifikata e pronësisë /me kopjen origjinale të kartelës së pronës, me hartën treguese (për të dyja rastet të lëshuara sipas legjislacionit në fuqi) ose fotokopje të noterizuar;

Vlerësimi i pasurisë që do të lihet si kolateral nga eksperti i licencuar dhe të miratuar, duhet të mbulojë vlerën e kredisë në masën 100% në momentin e likuidimit.

 

Si jepet kredia

Disbursimi i kredisë, për projektet që përfshijnë punimet e ndërtimit/rikonstruksion, disbursimi do të bëhet me 2 këste, në varësi të investimit, për blerje/pajisje-makineri disbursimi do të bëhet me paraqitjen e faturave me TVSH, pas kontrollit të ushtruar në vend nga struktura përkatëse e AZHBR-së. Vendosja e barrës së dytë hipotekore do të pranohet nga komisioni i vlerësimit dhe i miratimit, vetëm në ato raste kur vlera e kolateralit që do të lihet si hipotekë sipas vlerësimit të ekspertit është jo më pak se 150% e vlerës totale të huave (të mbetur) për të cilat është vendosur prona si kolateral, duke përfshirë edhe huan e fondit kundërparti. Për vendosjen e barrës së dytë hipotekore duhet të jepet më parë pëlqimi i hipotekuesit të radhës së parë. Në qoftë se projekti përfundon para afatit të kontraktuar, me kërkesën zyrtare të subjektit dhe verifikimit në terren bëhet edhe disbursimi i plotë i kredisë.

 

Shlyerja

Shlyerja e kredisë të jetë me këste me një periudhë “Pa paguar” prej një viti, që fillon nga disbursimi i fundit. Këstet do të jenë 3-mujore dhe kthimi i kredisë të arkëtohet në llogarinë rrjedhëse të përcaktuar nga AZHBR-ja. Për rastet e mospagimit në kohë të këstit ose të një pjese të këstit, subjekti përfitues penalizohet me një kamatëvonesë mbi vlerën e shumës së papaguar të këstit, e llogaritur kjo për çdo ditë vonesë. Kamatëvonesa do të llogaritet nga dita që është me vonesë në pagesë. Norma vjetore e interesit për llogaritjen e shumës së kamatë vonesës do të jetë 10%.

 

Vjedhjet e energjisë, Ministria publikon rezultatet e “luftës”

Ministria e Energjisë ka publikuar dje shifrat e rezultateve tё gjysmës së parë të vitit 2014 nga task-forca për energjinë. Sipas të dhënave, kanë qenë 483,940 raste të ndërprerjeje të lidhjeve të paligjshme dhe debitore ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), pjesa më e madhe e të cilave në Tiranë. Ka pasur 935 raste denoncimi në Prokurori në të gjithë vendin, nga të cilat pjesa më e madhe në Shkodër.

 

Sa më poshtë vijojnë shifrat e Task-Forcës.

483,940 raste të ndërprerjeje të lidhjeve

të paligjshme dhe debitore ndaj OSHEE-së

Tiranë   154,425

Elbasan   80,401

Durrës   48,707

Shkodër   40,618

Fier   29,757

Vlorë   28,320

Dibër   20,173

Lezhë   20,089

Korçë   19,970

Berat   18,057

Gjirokastër  16,821

Kukës   6,602

 

Denoncime në prokurori/ 935 raste në të gjithë vendin

Shkodër   291

Fier   129

Durrës   105

Vlorë   88

Kukës   85

Elbasan   68

Tiranë   59

Korçë   57

Dibër   32

Berat   18

Gjirokastër  2

Lezhë   1

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency