Ekonomia evropiane merr stimuj, por ende vuan krizën

0
149

be2 Mario Draghi sinjalizoi të paktën 700 miliardë euro ndihmë të re për ekonominë e tij në ‘agoni’ dhe ‘hoqi dorë’ nga lufta me Gjermaninë mbi blerjet e obligacioneve kombëtare për një tjetër ditë. Duke u zotuar të ‘orientojë ndjeshëm’ bilancin e Bankës Qendrore Evropiane sërish drejt 2.7 trilion eurove në fillim të vitit 2012 nga 2 trilion euro tanimë, presidenti i BQE njoftoi dje raundin përfundimtar të reduktimeve të normave të interesit dhe planin për të blerë letra me vlerë në pronësi private. Misioni i tij: të rigjallërojë inflacionin në 18 vendet e eurozonës.

Lehtësimi sasior sikundër u aplikua në SHBA dhe Japoni nuk arriti të miratohej si pasojë e përçarjes në Këshillin Drejtues prej 24-anëtarësh, me presidentin e Bundesbank Jens Weidmann që kundërshtonte stimujt e rinj dhe të tjerët që kërkonin më shumë. Raundi i fundit i masave e zhvlerësoi euron nën 1.30 dollarë për herë të parë që nga korriku i vitit 2013 dhe i udhëhoqi yield-et e obligcioneve evropiane drejt vlerave negative.

Hapat ‘gjason të pasqyrojnë se Presidenti Draghi nuk ka unanimitet, ose një shumicë të madhe të mjaftueshme për aplikimin e lehtësimit sasior’, tha Andreë Bosomëorth, një menaxher portofoli Pacific Investment Management Co. me bazë në Mynih dhe një ish-ekonomist i BQE. ‘Banka Qendrore Evropiane është e gatshme të bëjë më shumë në qoftë se më shumë është e nevojshme’.

Por, pavarësisht se Banka Qendrore Evropiane surprizoi tregjet me vendimet e së Enjtes, ekspertët e ekonomisë mendojnë se nuk ishte lëvizja vendimtare, por më tepër një aperitiv. Gjithsesi aksionet e së enjtes – ulja e normës bazë të interesit në 0.05%, ulja e interesit për depozitat në -0.2% dhe blerja e aseteve të sektorit privat, janë interpretuar nga ekspertët si lëvizjet e fundit përpara vendimit final: një program multitrilionë euro për të blerë bonot qeveritare, që ndryshe quhet “Bazooka”. Tashmë Banka Qendrore Evropiane do të blejë vetëm asetet e sektorit privat, por kjo lëvizje nuk është e mjaftueshme për ta nxjerrë Eurozonën nga “mjerimi” ekonomik.

Ajo që u ka bërë më shumë përshtypje ekspertëve, nuk ishte ulja e normës së interesit, por fakti që Draghi lejoi që vendimet të merreshin me shumicë votash. Dhe vetëm disa bankierë qendrorë ishin kundër. Kjo do të thotë ata dëshirojnë për të ecur përpara dhe janë më të vendosur mbi këtë pikë se ç’ishin disa muaj më parë. Për sa i përket uljes së normës bazë të interesit, ajo ishte më tepër simbolike. Ulja e normës duhet të shihet si një deklaratë që banka qendrore është më e alarmuar sot, krahasuar me qëndrimin e qershorit.

Programi i blerjes së aseteve të sektorin privat është vendimi më i rëndësishëm, pasi është cilësuar si një lehtësim sasior, por në një shkallë më të vogël. Blerja e aseteve përfshin bonot e emetuara nga bankat që kanë garanci një kolateral dhe tituj të mbuluar me asete. Këto të fundit janë tituj të emetuara nga bankat ndaj kredive që kanë thënë, për shembull, për individët apo kompanitë. Një blerje e këtyre obligacioneve do ta bëjë më të lehtë për bankat të japin hua, pasi riskun do ta kalojnë tek Banka Qendrore Evropiane. por, pavarësisht këtyre aksioneve, analistët mendojnë se Banka Qendrore do të ketë një rrugë shumë të gjatë për të nxjerrë Eurozonën nga rritja e dobët ekonomike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency