Ironia e fortë e Dylgjerit me Ramën: Poshtë dhe sipër urës…

0
123

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili mbrëmjen e djeshme tha se të huajt kur vijnë herën e parë në Shqipëri, nga kënaqësia duan të kthehen sërisht këtu.

Dylgjeri përmes një postimi në rrjet pyet se si ka mundësi që këtë ndjesi nuk e kanë shqiptarët, që kur ikin herën e parë të kthehen përsëri këtu?

Në vijim, gazetari shprehet se ndoshta mund t’a ketë të humbur bastin me Kryeministrin, pasi ai vetë nga refugjat që ishte poshtë urës, u kthye këtu si ministër sipër urës.

Postimi i Ylli Dylgjerit

Poshtë dhe sipër urës…

Sonte dëgjova nga goja e Ramës edhe një pohim të ndërkombëtarëve që vinë në Shqipëri. Ato, kur vinë herën e parë -tha Kryeministri, nga kënaqësia duan të kthehen sërisht këtu!

Unë e pyes:

Si mundet që këtë ndjesi nuk e kanë shqiptarët, që kur ikin herën e parë të kthehen përsëri këtu?

Rama do të më thotë: “nuk është e vërtetë, ja unë u ktheva. Isha refugjat poshtë urës, dhe u ktheva këtu, Ministër sipër urës…”

Do të ma fitoj bastin, se ka dëshmitar edhe F.N

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here