Komunikimi i Ramës, reagon Basha: Ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur prej 27 vitesh

0
173
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklarata e sotme të Edi Ramës, gjatë videos së komunikimit javor të tij. I ndodhur në Prrenjas, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj zone, Basha u shpreh se ‘Rama bëri sot atë që nuk kishte ndodhur në 27 vite histori’.

“Një orë më parë ndodhi gjëja më e çuditshme në 27 vite histori politike,” tha Basha. Sipas kryetarit të opozitës, Rama “ra brenda me fjalët e veta” duke thënë që “duhet shembur Republika e vjetër e për këtë duhen reforma”, duke iu referuar fjalëve të kryeministrit për

reformën e administratës së shtetit, të cilën ky i fundit e quajti “tepsi shtet” në Komunikimin Javor.

“Rama në monologun e tij të së dielës ka thënë se duhen reforma dhe duhet shembur republika e vjetër dhe ka thënë se do e bëjë ai. Nuk tha se çfarë e pengoi të mbante premtimet por ju e dini se i ka penguar tepsia. Rama është personifikim i Republikës së vjetër. Ndaj s’mund të themelojë të renë. Të renë e themeluat ju. Unë kam planin, vendosmërinë dhe vullnetin ta çoj përpara,” tha Basha nga Prrenjasi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here