Bushati: 4-5 oligarkë vendosin për politikat e biznesit në Shqipëri. Rama po mundohet të shkarkojë krizën se ndan lekët me ta

0
131

Për analistin, Andi Bushati, Shqipëria është një vend oligarkik. Sipas tij janë 4-5 biznesmenë që vendin mbi politikat për biznesin në vend.

Bushati tha se nuk është e rastësishme që kryeministri Rama i rikthehet kësaj çështjeje pasi sipas tij e bën këtë sa herë ka një krizë.

“Rama sa herë e ndjen që ka një krizë sociale dhe ne sot jemi në pragun e një krize sociale. Shtetit shqiptar sot ka shpenzuar 400 mijë euro për të blerë energji pasi e ka Fierzën bosh. Jemi para krizës së llahtarshme të çmimeve. Rama po mundohet të shkarkojë fabulën se ndan lekët me 5 njerëz” tha Bushati.

Analisti shprehet se e gjitha është një propagandë nga kreu i qeverisë pasi besimi popullor i krijuar se paratë e shqiptarëve shkojnë tek një grusht njerëzish është i vërtetë.

Sipas Bushatit, Rama e ka gjetur këtë sistem oligarkik të ndërtuar nga Berisha, të cilin e ka thelluar më tej.

“Shqipëria ka pasur oligarkë para pushtetit të Edi Ramës, janë forcuar nën pushtetin e tij. Bindja ime është se do të jenë edhe pasi Edi Rama të ikë”, tha Bushati.

Baton Haxhiu mbështet idenë se Shqipëria nuk ka oligarkë, por biznesmenë të pasur. Sipas tij qeveria shqiptare nuk imponohet nga këta biznesmenë.

Sipas tij me logjikën e pasurisë, i vetmi oligark në vend është kryeministri Edi Rama pasi menaxhon buxhetin e gjithë vendit.

“Nuk njoh asnjë prej biznesmenëve, se unë nuk i quajë oligarkë, që ka ndjesi oligarku. Oligarku duhet të jetë i zgjuar, i shkolluar”, tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, analisti shtoi se ka një tentativë të disa prej biznesmenëve të pasur për t’u kthyer në oligarkë.

Haxhiu tha se kuptimi i oligarkëve është që të përcaktojnë kryeministrin dhe sistemin financiar. Sipas tij asnjë prej biznesmenëve në Shqipëri nuk e kanë këtë status.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here