Arena Kombëtare/ Zhyti: Nuk e kuptoj vendosjen e kullës

0
230

Projekti i Arenës Kombëtare që do të jetë edhe investimi më i madh në sportin shqiptar ku do të shpenzohen 50 milion euro ka përçarë të gjithë opinionin, duke prekur edhe politikën.

Shumë tifozë ju drejtuan rrjeteve sociale për të shprehur mendimet e tyre ku një pjesë ishin pozitive por pati shumë  nga ata që nuk ishin aspak dakord me këtë projekt, ku në fokus ishte ndërtimi i kullës në krah të impiantit.

Një njohës i mirë i sportit dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin e Sporteve Artan Shyti ka rezerva në lidhje me këtë projekt

Shyti: Natyrisht do të thosha se nëse duhet të ishin bërë kulla, më mirë të bëheshin katër në çdo cep se sa të bëhej vetëm një. Me sa kam parë, nuk besoj ka të tilla modele, ku një kullë e cila shikon mbi stadium. Nuk e di se si do të funksionojë. Njerëzit që janë në zyra do të paguajnë bileta për të parë ndeshjen e kombëtares. Çfarë sigurie ka një stadium që ka një kullë të tillë që shikon dhe vëzhgon në çdo moment që mund të shërbejë për shumë qëllime, të cilat jo të gjitha mund të jenë pozitive.

Më pas, Shyti theksoi se do të ishte më e udhës që ky impiant të ndërtohej në periferi.

Shyti: Unë mbetem i idesë që një stadium i përmasave që pamë është shumë ngushtë në atë vend. Ai investim do të ishte shumë më interesant të zhvillohej jashtë Tiranës. Për sa i përket projektit, natyrisht unë nuk jam kurrë dakord që stadiumi në kryeqytet të jetë pa pistën e Atletikës. Për mua është një sakrilegj.

Punimet për Arenën Kombëtare pritet të fillojnë shumë shpejt dhe sipas parashikimeve impianti do të jetë gati në qershor të vitit 2018. oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here