Çfarë hëngri mumja e famshme para se të vdiste?

0
496

Njeriu i famshëm i akullit, Otzi, ndoshta para vdekjes së tij kishte hëngër mish të terur, thanë shkencëtarët.

“Para se të vidste ai kishte hëngër mish shumë të yndyrshëm të tharë, sigurisht një lloj proshute”, tha Albert Zink, drejtor i Institutit Otzi në Bolzano të Italisë, në një konferencë në Vjenë.

Shkencëtarët në bazë të përmbajtjes së stomakut të tij edhe më parë e dinin se para vdekjes së tij ai kishte hëngër mish të cjapit të alpeve, por deri më tani nuk kanë qenë në gjendje që të përcaktojnë nëse mishi ka qenë i zier, i papërpunuar apo i thatë.

Hulumtimet e reja molekulare të përmbajtje së lukthit të tij kanë treguar se kishte hëngër mish të thatë. Ky mish nuk shpërbëhet plotësisht me zierje sepse fibrat e tij janë më të fortë, tha Zink. Ky zbulim tregon se Otzi dhe anëtarët e komunitetit të tij e njihnin procesin e tharjes së mishit të cilin ata mund t’a ruanin nga prishja, shtoi ai.

Njeriu nga epoka e gurit Otzi, i cili ka jetuar 5,300 vjet më parë, u gjet në një gjendje mumifikuar në vitin 1991, i ruajtur në mënyrë të përkryer në akull.

Emrin e mori sipas luginës ku u gjet në 3200 metra mbi nivelin e detit, në kufi të Italisë dhe Francës.

Më shumë gjasa vdiq nga gjakderdhja e shkaktuara nga goditja e një shigjete, maja e së cilës u gjet në shpatullën e tij.

Mumja Otzi e gjetur nga alpinistët bashku me mjet e ruajtura në mënyrë të shkëlqyer është një burim i pasur i informacionit të paçmuar për studiuesit,shkruan sexpres.

Kështu dihet që në momentin e vdekjes ishte rreth 45 vjeç, peshonte rreth pesëdhjetë kilogramë dhe ishte 1.60 metra i gjatë. Përveç baktereve në stomak, ligamenteve të dëmtuara dhe dhëmbëve të prishur, ai ishte me shëndet “relativisht të mirë”, shkroi Zink në revistën “Science”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here