Debat te Komisioni i Reformës Territoriale, PD: Shteti u përdor gjerësisht për punësime partiake

0
117

Komisioni i Posaçëm  i Reformës Territoriale, nisi  dëgjesat me përfaqesuesit e shoqërisë civile, në  funksion të  hartës së re territoriale.

Deputetët e PD, debatuan me përfaqesuesen  e institutit për politikat private e publike, duke i kërkuar shifra konkrete për rritjen e punonjësve në bashki, të cilët sipas opzoitës janë  përdorur si punësime partiake.

Përfaqësuesit e opozitës ngritën shqetesimin që harta e re territoriale, të mos përdoret për kalkulim votash nga Partia Socialiste.

Një tjetër problem i ngritur nga opozita ishte rritja e numrit të punonjësve në bashki, në vitet e fundit, kur është reduktuar numri i njësive vendore. Ndërsa Albana Dhimitri, Drejtore Ekzekutive në Institutin e Politikave Publike dhe Private deklaroi se nuk duhet të ketë rritje të numrit të bashkive.

Por opinion i përfaqesuesve të shoqërisë civile, u cilësua i papajtueshëm nga opozita e cila i kërkoi shifra ekspertes, gje që solli edhe debate ne komision.

Dëgjesat me përfaqësuesit e shoqërisë civile do vazhdojnë përgjatë javës, ndërsa komisioni i Reformës Territoale do të marrë edhe mendimin e disa kryetareve të bashkive, për hartën e re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here