Misteri i “Karriges së vdekjes”

0
268

I gjendur në North Yorkshire, pranë Sandhuttonit, Hani i Busbit konsiderohet si një vend i mallkuar.

Thuhet se “Karrigia e vdekjes” kishte qenë e preferuara e një striperi që quhej Tomas Busbi, i cili në vitin 1702 ishte dënuar për vdekjen e vjehrrit të tij, Daniel Auti, që thuhet se e kishte mbytur pasi ky ishte ulur në karrigen e tij të preferuar, pas një debati për bashkëshorten e Tomasit dhe vajzën e Autit, Elisabeta.

Rrugës për në vendin e ekzekutimit, ai kërkoi si dëshirë të fundit që të ulej dhe një herë në pab dhe mallkoi karrigen e tij, duke thënë se kushdo që do të ulej në të, do të vdiste shpejt. Karrigia mbeti në pab për shumë shekuj, dhe njerëzit sfidoheshin që të uleshin në të.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pilotë nga një bazë aty pranë e vizitonin shpesh pabin, dhe karrigia u shndërrua në një “vend të nxehtë”.

Njerëzit nisën të vënë re se ata që uleshin aty, nuk ktheheshin kurrë nga lufta.

Në vitin 1967, dy pilotë të forcës ajrore mbretërore u ulën, dhe kur po ktheheshin, u përplasën me një pemë dhe vdiqën.

Pak vite më vonë, dy muratorë u zunë për t’u ulur, dhe atë mbrëmje, ai që ishte ulur, u rrëzua dhe vdiq.

Duket se karrigia e mallkuar “ka vrarë” çdo njeri që është ulur në të.

Më vonë, pronari e pabit e zbriti në bodrum, me shpresën që askush nuk do të ulej.

Megjithatë, një ditë, një furnitor ndodhej në bodrum dhe u ul në karrige.

Një orë më vonë, ai u përplas me kamion dhe vdiq. Pas asaj vdekjeje, pronari i kërkoi muzeut lokal që ta merrte.

Që të siguroheshin se askush nuk do të ulej më, ata e varën karrigen lart, disa metra mbi tokë.

Muzeu vazhdon të jetë i hapur dhe karrigia ndodhet aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here