WhatsApp kalon numrin tuaj te Facebook

0
145

Aplikacioni më i përdorur në botë për komunikimet online me telefon, WhatsApp ka bërë këto ditë disa ndryshime. Në ekranet e telefonave është shfaqur një përditësim që nuk ka të bëjë me sigurinë e komunikimeve, por me transferimin e të dhënave.
Çfarë do të thotë kjo gjë? Sipas ekspertëve të teknologjisë WhatsApp do të transferojë numrin e telefonit të përdoruesit tek Facebook.
Drejtuesit e kompanisë në njoftimin e tyre theksojnë se nuk preken të dhënat personale dhe komunikimet e brendshme të aplikacionit. Pra përdoruesit duhet të rrinë të qetë se askush nuk do të abuzojë me bisedat dhe fotot e tyre. Informacionet e komunikimit të qytetarëve nuk do të jenë publike.
Drejtuesit e Facebook thonë se duke u lidhur me numrin e telefonit në WhatsAapp përdoruesit do e kenë më të lehtë për të pasur kontakte me njerëzit që nuk i kanë “Miq” në Facebook. Në fakt, qëllimi i vërtet duket se është që miliardat e reklamave që qarkullojnë në Facebook të futen dhe në tregun e përdoruesve të WhatsApp që rezulton të jetë më i madh, se ata në Facebook.
Duke lidhur WhatsApp me Facebook reklamat e Facebook do të arrijnë më shpejt te klientët. Të dyja kompanitë e ofrojnë shërbimin pa pagesë dhe tashmë janë pronë e themeluesit të Facebook Mark Zuckerber.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here