“Sonte Komiteti teknik me dy muaj vonesë rekomandon vetëm mbajtjen e maskave ndërsa Italia e ka zbatuar që në maj”

0
95

Nga Tritan Shehu

 

Italia kete vendim e ka marre dhe zbatuar prej fillimit te muajit maj, me hapjen.
“Me mire vone se kurre” i thone, vetem duhet theksuar dicka, sigurimi i maskave ditore per cdo qytetar eshte detyre e shtetit.
Ne zonat me te prekura ne Itali cdo qytetari i ipet nga nje maske kirurgjikale ne dite gratis, se bashku me te drejten e berjes se testeve imunologjike.
Ne zonat e tjera maska i shitet se paku nga nje ne dite me cmim te kontrolluar prej 0,5 E copa.
Pervec kesaj dua te kujtoj Komitetin se maska eshte vetem nje element, shume i rendesishem i kerkuar nga ne ne vazhdimesi, por jo i mjaftueshem nqs nuk shoqerohet me masa te tjera multidimensionale urgjente ne kete situate tejet te rende, qe vete antaret e atij Komiteti e kane artikuluar tashme, ku na ka futur keq menaxhimi qeverises:
-Sanimi i sistemit shendetesor dhe marja e masave mbrojtese strukturale per ate, pajisja e personelit e pacienteve me mjetet e nevojeshme, testimet horizontale ne te gjithe strukturat e tij, qe kjo katastrofe aty te mos perseritet perseri.
-Shtimi eksponecial i numrit te te dy llojeve te testimeve ne te gjithe vendin, gje qe e ben te domosdoshme aktivizimin e nje numri te konsiderueshem laboratoresh ne territor, qofte kjo dhe si kerkese shkencore e profesionale, qe jam i bindur se koleget e dine, por ka ardhur koha ta artikulojne ate.
-Etj, etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here