Kthjellime dhe vranësira në disa zona, ja si prashikohet moti për ditën e sotme

0
70

Këtë të enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës shirat të jenë prezent në zonat Lindore – Juglindore. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore.

Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intenistet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 10 deri 28 °C
  • në zonat e ulëta 14 deri 30°C
  • në zonat bregdetare 15 deri 29 °C.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here