“Është e qartë që mbi ligjin qëndron Rama”/ Meta: Koncesioni i sterilizimit, i panevojshëm dhe spekulativ për qëllime fitimi !

0
130

Kryetari i Partisë së Lirise, Ilir Meta ka komentuar arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit. I ftuar në News24, Meta u shpreh se ky koncesion nuk ishte i nevojshëm, madje ka qenë spekulativ me qëllim fitimi.

Sipas Metës, ka qenë kryeministri Rama ai që është krenuar me këtë koncesion, por edhe është talluar me kritikat.

Në lidhje me arrestimin e Klodian Rjepajt, i cili ka qenë zyrtar i LSI, Meta tha se “nuk e mban mend që kur nuk është më pjesë strukturave”.

“Dihet se kush është krenuar me koncesionin e sterilizimit dhe kush është tallura me kritikat, i cili është kryeministri aktual. Në bashkëpunim edhe me ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe bën pikërisht atë që një investim i shkëlqyer i fjalës së fundit të mos e konsideronin fare dhe të paraqisnin një situatë problematike qëllimisht në mënyrë që të realizonin këtë koncesion, i cili është një koncesioni i panevojshëm dhe spekulativ për qëllime fitimi.

Personat që kanë problem në këtë hetim marrin përgjegjësitë e tyre të ligjit dhe nuk e mbaj mend që kur nuk është aktiv ky person ne LSI”, tha Meta.

Ai vlerësoi arrestimet, por tha se drejtësia funksion me regji dhe mbi ligjin qëndron Rama.

“Nuk duhet të vazhdohet me drejtësi me regji. Mos harrojmë që ky impiant i marrë me kredi i është falur personit që e ka marrë me koncesion dhe përsëri gjerat nuk kanë funksionuar. Është e qartë që mbi ligjin qëndron Rama”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here