Berisha: Ditën e martë në orën 16:30 do t’i presim biletën krye-hajnit mafioz të Tiranës

0
22

Ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës ku ai qëndron i izoluar që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa përshëndeti mbështetësit e tij deklaroi se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është një mafioz në të gjithë qenien e tij.

Po ashtu ai tha se ditën e martë në orën 16:30 do t’i presim biletën krye-hajnit

PJESË NGA FJALIMI I MBRËMJES NGA ISH-KRYEMINISTRI BERISHA

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarët e vërtetë të shpëtimit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Ju përshëndes ju me përzemërsinë më të madhe, përshëndes oratorët tuaj.

Përshëndes të gjithë qytetaret dhe qytetarët e vendosur dhe të betuar që ditën e martë në orën 16:30 ti presin përfundimisht biletën krye-hajnit të të gjitha kohërave të bashkisë Tiranë.

Njeriut që Tirana nuk ka pasur kurrë në 104 vite një hajdut si ai brenda mureve të bashkisë së saj. Erion  Veliaj është turpi i njeriut. Është turpi i burrit që martohet me para të vjedhura.

Është turpi i njeriut të pamëshirë që zhduk 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe nuk ekziston asnjë gjurmë.

Erion Veliaj është turpi njerëzor, sepse ndofta si asnjë tjetër qytetar vendor në Europë, Afrikë, Azi e në mbarë botën, ka përshtatur modelin e vjedhjes së 100% të parave të taksapaguesve të kryeqytetit.

Erion Veliaj është qeveritari vendor më i shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana, i cili mendon se qytetarët e Tiranës janë drunj, hanë barë dhe u servirte dy vite me radhë pyllin e 1 milionë fidanëve për të mbuluar vjedhjen e 1 milionë fidanëve me fatura false.

Për të mbuluar falsifikimin e blerjes së 1 milion fidanëve që nuk kishte ndodhur kurrë. Erion Veliaj është një mafioz në të gjithë qenien e tij.

Sot ky kryehajn i bashkisë Tiranë me mburrje u thotë shqiptarëve se Dumanin e ka në xhep dhe skapin e ka në qese.

Erion Veliaj guxoi të fyejë protestuesit, t’i quajë lepuj. Tani i them atij, priti, rri në zyrë, të garantoj se do të duken luanë dhe tmerr.

Erion, më mirë shko vetë dhe strehou te 313, mos e prit gjyqin në sheshin Skënderbej, shko atje te Molla, tek Tusha, shko se ata bëjnë burgun për shkakun tënd.

Shko dhe mos mashtro se nuk ka Duman në botë që të mbron ty. Erion, zemërimi dhe revolta e qytetarëve të Tiranës është e pakufishme sepse e pakufishme ishte vjedhja që u ke bërë ti atyre.

Sepse e pakufishme ishte poshtërimi që u ke bërë ti atyre. Sot ti u the tiranësve se unë e kam blerë skapin, se unë i kam dhënë ndërtesën. 

Po me se ishte ndërtuar ajo ndërtesë, që u transferua tek skap? Me pensionin e mamasë? E kujt ishte, nga dolën fondet që u ndërtua ndërtesa?

Apo i kujtove Damani dhe Zamanit pazaret e fëlliqura që keni bërë njëri me tjetrin dhe i the mos guxo se bashkë me ndërtesën të kam futur në thes.Erion, qytetarët e Tiranës nuk e presin nga Damani, shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë. Ata  e presin nga zemërimi, guximi i tyre. Ata e presin nga përmbushja e misionit të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here