Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër/ Karamuço: Ja dy pistat e hetimit

0
22

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar ngjarjen që u raportua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku një sasi tritoli shpërtheu në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

I ftuar në ABC News, Karamuço e cilësoi si akt terrorist ndërsa tha se në dy vitet e fundit janë rritur sulmet, që kanë pasur si objektiv efektivë të policisë dhe personel të gjyqësorit.

Ai shtoi se lidhur me ngjarjen dy mund të jenë pistat e hetimit, ose konfliktet për pronën ose kultivimi i lëndëve narkotike.

Karamuço: Ka disa vite, qe intensifikohen sulmet dhe ngjarjet ndaj efektivëve të policisë dhe gjyqësorit. Ato janë kthyer në akte terroriste për t’i intimiduar dhe për t’i nënshkruar për të gjithë. Nisur dhe nga ngjarje të tjera, ka një fenomen, që vihet re ne Shkodër dhe Malësi të Madhe të kultivimit të lëndëve narkotike dhe këto persona kanë krijuar kartele.

Personi ka lëvizur me maskë, duhet parë nëse në rrugë të kryqëzuar e ka hequr maskën. Mund ta ketë pritur një makinë diku. Po hetohet për pamjet filmike. Po hetohen rastet dhe dosjet që ka pasur gjyqtari. Dy janë çështjet më të mëdha, nga të cilat kanë pasur probleme ne zonën e Shkodrës, e para është prona dhe ka pasur një abuzim të jashtëzakonshëm dhe pastaj kultivimi i lëndëve narkotike, i cili është përhapur në Malësi të Madhe dhe në ultësirën e Shkodrës.

Këto janë akte të rënë, që në kuptime të interpretimit të ligjit, duhet të kualifikohen si akte terroriste. Duhet t’u rëndohet pozita, sepse janë forma të përsëritura që po shenjtërojnë zyrtarët tanë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here