Meta: Më 14 Maj, Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsioni do të zëvendësohet me transparencë absolute !

0
122

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar foto të tjera nga takimi i shtabit elektoral ditën e djeshme në Tiranë. Përmes një statusi në Facebook ai shkruan se të gjitha strukturat e koalicionit janë vënë në funksion të fitores në çdo lagje e fshat të Tiranës. Tepër optimist për këto zgjedhje Meta shkruan se me 14 maj Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsioni absolut do të zëvendësohet me transparencë absolute.

Postimi i plotë:

Strukturat tona, shtabet zgjedhore, në çdo lagje e fshat të Tiranës, janë vënë në funksion të fitores së padiskutueshme të Ndryshimit të madh.

Tirana duhet t’u kthehet njerëzve të saj, prandaj energjia jonë në ditët që kanë mbetur duhet të vijë duke u intensifikuar, derë më derë, rrugë më rrugë, që të shtrëngojmë duart e të lidhim besën me qytetarët për fitoren tonë të përbashkët.

Më 14 Maj, Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsioni absolut do të zëvendësohet me transparencë absolute.

BashkëFitojmë!

#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Tirana #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here