Paralajmërimi/ Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, duhet ta ndalojmë

0
57

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëron se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale. Deklaratat Borrell i bëri nga Capri në Itali, ku ministrat e jashtëm të G7 u takuan për të diskutuar konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.

“Katastrofa humanitare vazhdon. Mbështetja humanitare është rritur, por është shumë, e pamjaftueshme. Ne duhet t’i kërkojmë Izraelit një përgjigje të përmbajtur ndaj sulmit iranian. Nuk mund të kemi përshkallëzim. Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë tronditëse në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë. Ndaj ndalojeni”, tha Borrell.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here