Komisioni parlamentar për dezinformimin, BE: Kujdes, nisma të respektojë lirinë e shprehjes

0
50

Pas miratimit në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit, Bashkimi Europian deklaron se çdo iniciativë e ndërmarrë nga Shqipëria për të trajtuar manipulimin dhe ndërhyrjen e vendeve të huaja, përfshirë dezinformimin, duhet të përputhet plotësisht me standardet europiane si dhe të respektojë lirinë e shprehjes.

 

Në reagimin për Top News Bashkimi Europian shprehet se iniciativa të tilla “duhet të mbështeten edhe tek ekspertiza ndërkombëtare, në vecanti te delegadioni i BEsë në Tiranë, shërbimi i veprimit të jashtëm evropian, Komisioni Evropian si edhe te Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës”.

Sipas BE-së këto nisma duhet të jenë po ashtu edhe subjekt konsultimesh të gjata me organizatat e medias dhe shoqërinë civile.

 

“Mbrojtja e demokracive tona nga kërcënimi i manipulimit të informacionit nga jashtë është një prioritet i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, si pjesë e marrëdhënieve tona me Ballkanin Perëndimor. Asnjë demokraci nuk është imune kundër këtij lloji kërcënimi”, thuhet mes të tjerash në reagim.

BE shton gjithashtu se “Korniza politike e Bashkimit Evropian është zhvilluar në mënyrë domethënëse vitet e fundit për të ndërtuar demokraci më të qëndrueshme në të gjithë BE-në, përfshirë edhe mekanizma të fortë për të adresuar dezinformimin, standarte më të forta ligjore për lirinë e medias dhe pluralizmin, si edhe rregulla të reja për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here