Nikolla i mban jashtë deputetët me Gardën, Bylykbashi: Shkelje e rëndë e Kushtetutës

0
119

Pas përjashtimit të 24 deputetëve demokratë, opozita nuk është tërhequr nga kërkesa e saj për zhvillimin e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama dhe ngritjen e komisionit hetimor për skandalin Rama-Mcgonigal.

Që në nisje të seancës Lindita Nikolla kishte angazhuar Gardën e Republikës për të penguar deputetët demokratë, edhe pse ata u paraqitën me një ankimim në Byronë Hetimore, që sipas rregullores pezullon vendimin për përjashtim.

Pas pengimit nga garda dhe komunikimit se Kuvendi nuk e pranon kërkesën e tyre, deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se këto veprime janë shkelje flagrante të Kushtetutës.

Ndërkohë përjashtimet nuk e kanë penguar opozitën që të vijojë me kërkesën për mocionin me debat dhe komisionin hetimor, por edhe këtë herë u përballën me ndërprerje fjale nga Lindita Nikolla.

Ndërsa deputetët demokrat qëndronin në foltoren e Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi t’u jap fjalën, ndërsa vijoi punimet me rendin e ditës.


Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here