Shehaj: Sot është koha për të vepruar, të ndërtojmë një jetë më të mirë në Shqipëri

0
85

Nga qyteti i Korçës, deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me aktivistët e lëvizjes së re politike “Mundësia”.

Teksa në vendin janë të shumtë zyrtarët, të cilët ndodhen në burg ose të arrestuar pasi akuzohen për vjedhje, deputeti Shehaj tha se qytetarët shqiptarë ndodhen përballë 2 alternativave: osë të pranojnë vjedhjen që po na bëhet çdo ditë ose të veprojnë.

Më tej deputeti Shehaj tha se “Mundësia” ka si qëllim fuqizimin e individit, hapjen e ekonomisë dhe dhënien e mundësive për qytetarët, të cilat deri më sot kanë munguar.

Shehaj nënvizon se sot është koha për të vepruar për të ndërtuar një jetë më të mirë në Shqipëri.

“Askush nuk pret që problemet t’ia zgjidh qeveria, njerëzit duan një mundësi, jo lëmoshë, një mundësi për t’ia dalë me forcat e veta, për tu zhvilluar, për ta bërë familjen më të begatë, për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Kjo është arsyeja përse unë jam këtu sepse besoj me një mundësi të mirë zhvillohet potenciali i individit të lirë. Unë besoj të iniciativa private, besoj të tregu i lirë dhe konkurrenca si model zhvillimi dhe i rritjes së mirëqënies sepse ka ardhur momenti që të bëhemi bashkë dhe të marrin atë që na takon. Të drejtën tonë për të ndërtuar një jetë më të mirë, këtu në Shqipëri. Tani kemi dy alternativa, ose të dorëzohemi përballë këtyre që vjedhin në rrugë, vjedhin në bashki, vjedhin edhe duke fjetur ose të veprojmë.

Ka ardhur momenti të krijojmë një projekt që i jep zgjidhje kapjes së ekonomisë, kapjes së shtetit, kapjes së gjithë vendit. Ky është procesi që ne kemi nisur. Krijimi i një lëvizje politike që të krijojë zgjidhje, jo thjesht të denoncoj.  Ky është një projekt politik që nuk ngjan me asnjë tjetër sepse ka një qëllim të qartë dhe konkret: fuqizimin e individit, hapjen e ekonomisë dhe dhënia e mundësive”- u shpreh Shehaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here