Festivali i cigareve në Havana, mijëra të apasionuar pas purove për konkursin e tymit më të madh

0
117

Qindra të apasionuar pas purove dhe cigareve u mblodhën në Kuba për edicionin e 18-të të festivalit të cigareve në Havana, për një konkurs të përvitshëm: Kush krijon tymin më të madh të duhanit.

Konkurrentët nxituan të krijojnë tym me purot e tyre Sir Winstons, 17.8 cm të gjatë e për të mbajtur sa më gjatë në ajër.

Dhjetëra kubanezë por edhe turistë të huaj konkurruan kundër njëri tjetrit për të fituar titullin.

“Është shumë qejf të marrë pjesë në këtë garë për tymin më të madh. Nuk e kam provuar kurrë më parë dhe jam i surprizuar sesa shumë njerëz kanë ardhur. Të gjithë po dëfrehen dhe mendoj se njerëzit, shumica prej tyre të paktën, vetëm tani po e kuptojnë sesa të mira janë cigaret e prodhuara në Kubë. Mendoj se ky është edhe sekreti i tymit” tha redaktori ekzekutiv i revistës “Të apasionuar pas cigareve”, David Savona.

Përgjatë 20 viteve të fundit, festivali i përvitshëm i cigareve ka tërhequr qindra vetë nga afër dhe larg dhe cdo vit vijon të tërheqë edhe më shumë fansa nga mbarë bota.

Gjermani Sasoni Abad, tha se e viziton për herë të parë këtë festival.

“Kjo javë shënon herën e parë kur unë kam pirë një cigare kubane. Nuk kam pirë kurrë më parë cigare për një kohë kaq të gjatë, nuk kam marrë kurrë pjesë në një konkurs të tillë, ndaj është hera e parë për mua. Po shihja përqark, shihja të tjerët, teknikat e tyre, mundohesha thjesht ti kopjoja” tha ai.

Fituesi i festivalit pritet të shpallet në fund të javës. Në event morrën pjesë më shumë se 70 mijë vetë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here