Shqipëria s’e ndal dot, Anglia fiton 2-0 në “Air Albania”

0
104

Në “Air Albania” u zhvillua ndeshja e vlefshme për Grupin I eliminator të Botërorit “Katar 2022” ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë.

Në pjesën e parë rastin e parë flagrant e kishte Shqipëria në minutën e 13’ ku në një kundërsulm, Hysaj shërbeu Uzunin në sulm i cili pothuajse vetëm kundër Pope e nxorri topin mbi tra. Mëkat për një rast të tillë të pakonkretizuar.

Minuta e 28, ishte Anglia pranë avantazhit me Mount nga e djathta që fut një top në zonë, Berisha nuk arrin dhe Sterling ishte gati të shënonte por Ismajli mbylli mjaft mirë.

Vetëm 2 minuta më pas Shqipëria po në një kundërsulm nga e djathta me Hysajn që shërben një top në thellësi me Uzunin nuk arrin ta kapë më parë se portieri anglez.

Në një moment shumë të mire të kuqezinjve, në minutën e 39’, Shqipëria ndëshkohet nga bomberi Harry Kane i cili nuk fal me kokë pas një pasimi nga e majta e Luke Shaw. Vetëm 3 minuta më pas po Kane mund të dyfishonte rezultatin por u ndal nga traversa.

Në fraksionin e dytë, është e njëjta histori, dominin në qarkullim dhe lojë e miqve me përpjekjet tona për ta kapur në befasi kundërshtarin.

Në minutën e 52’, dridhet sërish Shqipëria pasi Phil Foden goditi shtyllën me të majtën por ishte Berisha vendimtar që preku dhe devijoi topin në shtyllën e dytë.

Në minutën e 60’, Reja tenton të bëjë diçka për të ndryshuar lojën me aktivizimin e Manajt në vend të Cikalleshit dhe Gjasulës në vend të Memollës, ndërkohë që Broja i la vendin Lenjanit, pra 3 zëvendësime të menjëhershme për të ndryshuar rrjedhjen e takimit.

Kur pritej reagimi i tanëve, një gabim në mbrojtje na kushton golin e dytë me Mason Mount i shërbyer nga Kane, nuk falë përballë Etrit Berishës, Anglia dyfishon.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here