Ngritën sera me kanabis në mes të pyllit në Gramsh, arrestohen 3 persona dhe 2 të tjerë në kërkim

0
44

Tre shtetas janë arrestuar nga Policia në Gramsh dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se këta shtetas kishin përshtatur 3 ambiente si sera, në pyllin e fshatit Katerlis, në të cilat kishin kultivuar 792 fidanë narkotikë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit

-Sokol Berishi, 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-Vullnet Myrteli, 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-Lorjan Goga, 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq është proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryeplaku i fshatit Katerlis dhe inxhinieri i mjedisit.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here