Xhaferri: Aksidenti me 8 emigrantë të vdekur dhe përfshirja e policëve në trafik!

0
50

Nga Besart Xhaferri:

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga aksidenti tragjik i Këlcyrës, ku 7 emigrantë nga vendet e lindjes dhe drejtuesi i mjetit humbën jetën tragjikisht në tentativë për t’i ikur policisë.

Nuk ka deri tani të dhëna nëse ka një hetim serioz për veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Shtetit për rastin konkret, teksa prej kohësh kam ngritur alarmin se trafiku i qenieve njerëzore është një fenomen jashtë kontrollit të Policisë.

Zona të tëra në kryeqytet janë përballur me krimet e kontigjentit të emigrantëve të paligjshëm, por kjo është vetëm maja e ajsbergut të këtij fenomeni, që ka faktuar se Shqipëria është tokë pa zot e krimit të organizuar.

Operacioni i fundit zbuloi 4 policë të përfshirë në trafik dhe një seri zyrtarësh, por nëse hetimet shtrihen në kohë dhe personazhe do kuptojmë se pas kësaj drame refugjatësh është një biznes miliona eurosh ku zyrtarët e korruptuar përvetësojnë miliona euro!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here