Berisha: Këto janë zgjedhje për gjithë Shqipërinë

0
129

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke prezantuar kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Dibër, Premtim Kryemadhi, është shprehur se këto janë zgjedhje për të gjithë Shqipërinë, pasi shënojnë fitoren e parë të revolucioni dhe kthimin e zgjedhjeve të lira.

‘Këto zgjedhje janë për 6 bashki, por në fakt janë për gjithë Shqipërinë. Sepse këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësore për përmbysjen e narko shtetit dhe hapjen rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë. Për 8 vite ajo që është rritur më shumë në Shqipëri, nuk është popullata, që duhej të rritej sipas ligjeve të natyrës dhe biologjike, por është rritur varfëria dhe mjerimi.

Me përpjekje të jashtëzakonshme arritëm të kemi rrogën mesatare më të lartë në Rajon në vitin 2012. Sot kemi rrogën më të ulët në rajon.

Vetëm në 3 muaj e fundit janë rritur çmimet në mënyrë shumë të ndjeshme. 17 për qind është rritur çmimi i zarzavateve, 10 për qind buka. Çmimi i naftës është më i larti në Europë, njësoj si Zvicra dhe Suedia. Pse? Sepse Edi Rama ka vendosur taksat më të larta për të mbushur xhepat me naftën tuaj dhe të fermerëve shqiptarë.

Shpesh ju thonë se në vitin 2008 ka qenë nafta me çmimin më të lartë, por çmimi i fuqisë në treg ka qenë 150 dollarë. Ndërsa vitet e fundit nuk ka qenë fuqia më e shtrenjtë ka qenë 90 dollarë ka qenë nga 40 në 90 dollarë për fuqi. Nafta sot duhet të jetë 1/3 e çmimit më e lirë se shitet në treg’, – theksoi gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në takimin me demokratët dibranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here