Shqipëria na tmerroi…!!! Presidenti Macron: Nuk heqim vizat me Kosovën…

0
112

Delegacioni kosovar u kthye i zhgënjyer nga Berlini, ku nuk mori dot asnjë premtim për çështjen e liberalizimit të vizave. E një nga shkaktarët kryesorë duket ka qenë Franca, e cila ka këmbëngulur për mosliberalizimin e regjimit të vizave ndaj Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve. “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”, u shpreh ai.

“Deutsche Welle” thotë se arsyeja që Macron ishte shfaqur kundër një lëvizjeje të tillë lidhej me Shqipërinë. “Sipas burimeve të Deutsche Welle-s, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i emigrantëve të parregullt, ashtu dhe kriminaliteti nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Macron kishte argumentuar se, nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Nacional”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here