Skandali i FOREX/ Rrëfimi i punonjësit që i zhvati 100 mijë € biznesmenit nëpërmjet call center shqiptare

0
131

“Kisha dëgjuar por nuk kisha eksperiencë personale dhe me të dëgjuar e dija deri diku që kishte të bënte me mashtrime, me gjëra që ti i shet ëndrra klientit dhe klienti asgjë nuk merr në këtë rast. Depoziton dhe lë shuma marramendëse parash dhe nuk merr asnjëherë asgjë”.

Kështu nis rrëfimin ekskluziv për Report Tv një punonjës i një Call Center në Tiranë që mashtron qytetarët evropianë. Ai ka vendosur të tregoj të gjithë skemën se si arrihet nga kontakti i parë me klientët, deri tek zhvatja përfundimtare. Alberti, i cili nuk është emri i tij i vërtet, tregon se fshihen pas një emri të një banke prestigjioze zvicerane për të kryer mashtrimin. Fillimisht telefonohen përmes disa listave munrash që janë siguruar më herët nga kompania.

Ne i marrim me një numër kompanie që i del me prefiks nga shteti zviceran, nga Zvicra, duke qenë se Zvicra mbahet për një nivel bankar shumë të rëndësishëm, jo vetëm në Evropë por në të gjithë botën. Është një siguri kur ti e merr në telefon dhe i prezantohesh nga Zvicra, me një emër banke që në fakt ekziston por pas saj fshihet mashtrimi jonë dhe është një numër llogarie jo i bankës por i personit që mua më ka punësuar, dhe jo të personit që kalon këto para në llogari“, thotë ai.

Ai nuk e di kush janë pronarët e call center që e kanë punësuar. Me të vetmit që ka kontakt janë përgjegjësit e tre sallave që punojnë në gjuhë të ndryshme.

Struktura është e përbërë nga tre salla të ndryshme me gjuhë të ndryshme, italisht, spanjisht dhe frengjisht. Çdo sallë ka nga një floor-menaxher dhe një përgjegjës që drejton punën. Deri diku janë nga 15 deri në 20 komponentë secila sallë“, shpjegon punonjësi.

Për rreth 12 muaj sa ka në këtë punë, Alberti ka fituar shumë të majme parash. Për çdo kontratë që arrin të bëj merr 10% të vlerës. Me e madhja që ka arritur arrin në 100 mijë euro.

Zakonisht fitimi është 10% i shumës që depozitohet nga klienti dhe minimumi që ka depozituar ka qenë 250 euro në momentin që e kam kontaktuar unë, që i bie automatikisht 25 euro janë të miat, në favorin tim. Marramendësja, nëse mund ta quajmë të tillë, është 100 mijë euro që ka depozituar klienti dhe 10 mijë euro kanë përfunduar në emrin tim. Mesatarisht në një muaj fitoj rreth 5 mijë euro“, pohon ai.

Më herët, Alberti ka punuar dhe jetuar në Itali, por për shkak të pandemisë puna e tij u mbyll. Nga këtu jeta e tij ndryshoi pasi ra në kontakt me kompaninë që përdor sistemin “Forex” për të mashtruar europianët. Përderisa është një punë që i siguron të ardhura shumë të mira, nuk ka ndërmend ta bratis.

INTERVISTA E PLOTË:

Përshëndetje dhe faleminderit që pranove të japësh gjithë eksperiencën tënde në këtë fushë ku keni punuar. Në radhë të parë na u prezanto me atë emër që ti do të flasësh në këtë intervistë.

Përshëndetje, po jap një emër jo timin. Por quhem Albert, le të themi kështu.

Albert, doja të të pyesja sa kohë ke që merresh me fitime të tilla dhe me këtë sistem pak a shumë si Forex?

Rreth gati një vit, vij nga Italia, jetoja atje. Me lockdoën, me pandeminë çdo gjë u bllokua dhe thashë ok po shkoj në Shqipëri për të punuar në këtë sektor, pasi kamë dëgjuar shumë për këtë pjesë.

Ku je njohur fillimisht me vendin ku ti punon, në çfarë sistemi? Të kanë njoftuar miq, të njohur, në rrjetet sociale. Ku je kontaktuar fillimisht me njerëzit që sot i ke punëdhënës?

Me anë të njoftimeve që i kam gjetur në rrjet, në faqe në Google që janë gjithsesi Forex. Aty kam kontaktuar dhe jemi vënë në kontakt me këta persona dhe kemi lënë ditën për intervistën dhe nga aty ka nisur gjithçka.

Ti ke qenë në dijeni që në fillim që bëhej fjalë për investime që janë mashtrime, apo ju është mbajtur i fshehtë si detaj?

Si fillim nuk ia kisha idenë se çfarë ishte kjo pjesë e Forex. Kisha dëgjuar por nuk kisha eksperiencë personale dhe me të dëgjuar e dija deri diku që kishte të bënte me mashtrime, me gjëra që ti i shet ëndrra klientit dhe klienti asgjë nuk merr në këtë rast. Depoziton dhe lë shuma marramendëse parash dhe nuk merr asnjëherë asgjë.

Më fol pak për vendin tënd të punës, sa njerëz jeni, strukturat, kush ju qëndron mbi kokë?

Struktura është e përbërë nga tre salla të ndryshme me gjuhë të ndryshme, italisht, spanjisht dhe frengjisht. Çdo sallë ka nga një floor-menaxher dhe një përgjegjës që drejton punën. Deri diku janë nga 15 deri në 20 komponent secila sallë.

Si funksioni, i merrni në telefon klientët e mundshëm, u dërgoni email? Cila është forma që i kontaktoni?

Zakonisht janë lista që eprorët e mi që më kanë punësuar i kanë të blera. Individë që kanë biznese, që kanë një stabilitet ekonomik shumë të lartë dhe që në njëfarë forme kanë shprehur një interes për të investuar në bursa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here