Skënderbeu me 10 lojtarë i merr pikë Tiranës, Erzeni befason Egnatian

0
119

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të elitës, të luajtur në Korçë. Në minutën e 13-të, Rabiu u ndëshkua me të verdhë për një ndërhyerje ndaj Latifit, por pas rishikimit me VAR, arbitri ndryshoi ngjyrën e kartonit, duke nxjerrë me të kuq nga loja lojtarin e Skënderbeut.

Një nga episodet më të rëndësishme të ndeshjes i takon minutës së 30-të, kur Deliu shkaktoi penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë. Portieri i bardhebluve, Kozi bëri mrekullinë, duke i pritur 11-metërshin Liços. Ekipi i Erbim Fagut provoi në pjesën e dytë për të zhbllokuar llogaritë, por e pati mjaft të vështirë.  Korçarët renditen në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Tirana ka një pikë më pak në vendin e gjashtë.

Erzeni triumfoi 1-0 ndaj Egnatias falë golit të Zekës. Rrogozhinasit pësojnë kështu disfatë, ndeshje të  cilën e luajtur me një lojtar më pak që prej minutës së 60-të, pas daljes me karton të kuq të Spahiut. Me këtë rezultat, Egnatia qëndron në krye me 54 pikë, sakaq Erzeni është i parafundit me 31 pikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here