Berisha: Dy ditë na ndajnë nga dita e enjte, dita e protestës së madhe para bashkisë Tiranë

0
202

Në nisje te fjales se tij para protestuesve ne diten e 98 te rezistences, kryedemokrati Berisha tha se protesta e madhe mbahet te enjten te bashkia Tirane.

”Të dashur miq, dy ditë na ndajnë nga dita e enjte, dita e protestës së madhe.
Dita e fitores.
Dita e rikthimit të bashkisë qytetarëve të Tiranës.
Çdo ditë, akti i Erion Veliajt, Taulant Tushës, Julian Zanajt, Mollës, Qatos dhe kompanisë së tyre, bëhet më i shëmtuar.
Çdo ditë, ky akt i pashembullt në historinë e një shteti bëhet më i zi.
Por çdo ditë, më e zezë bëhet fytyra e kësaj drejtësie, që është shndërruar totalisht në parzmore të krimit qeveritar, shtetëror.
Në mburojë të vjedhjeve të tmerrshme të qytetarëve.
Çdo ditë bëhet më imperative fuqia juaj, zëri juaj, aksioni juaj, mosbindja juaj civile për shpëtimin e Tiranës, shpëtimin e Shqipërisë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here