Vasili: ‘Autonomia spitalore’ propagandë e qeverisë që shthur sistemin spitalor

0
79

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një intervistë për VOA, Zërin e Amerikës, me gazetaren Mimoza Picari, diskutuan sherbimin e dyfishtë Privat – Publik brenda spitaleve shtetërore dhe autonomine e pretenduar spitalore të qeverisë.

Ai shprehet se autonomia spitalore ka filluar që në vitin 2000 me VKM NR.560 datë 23.10.2000 për Spitalin Rajonal të Durrësit mbështetur nga Banka Boterore.

Sipas tij, autonomia spitalore që ofrohet sot nga Qeveria është vetëm një mase fiktive propagandistike përsa kohë që Konçensionet në Sistemin Shëndetësor si një praktikë centralizuese në duart e Ministrisë se Shëndetesisë kanë marrë të gjithë sherbimët kryesore te spitaleve.

“Kjo është masë propagandistike, pa bazë reale që e shthur dhe e mbingarkon sistemin spitalor. Do të krijohet patjetër dhe çorganizim, do krijohen keqkuptime të brendshme, pamundësi të ndarjes ku fillon shërbimi publik dhe ai privat do përdoren të njëjtat asete.

Çfarë fituam. Asgjë. Nëse i referohemi konçensioneve. A ka hapësirë një spital autonom të vendosë për një shërbim që e vendos Ministria? Kjo gjë ndodh, për laboratorët dhe elementë të tjerë. Ku është autonomia ketu?” shprehet Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here