Gazetari e falenderon që e lejon të diskutojë ç’të dojë, Basha: Shikoni ku ka arritur vendi, saqë falenderohet politikani për një…

0
144
Lideri i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24  është përballur me një situatë disi të sikletshme sot në emision. Ai është kritikuar lidhur me mënyrën se si po e zhvillon fushatën elektorale, me shumë njerëz dhe pa masa anti-Covid.

Gazetarët u treguan të kujdesshëm dhe në një farë mënyrë “kërkuan leje” të flisnin për këtë temë, ndërsa Basha u shpreh i gatshëm të diskutohet çfarëdolloj gjëje.

Minxhozi: Unë e shoh si tepër të rëndësishme temën e shëndetësisë, covid-it, ndaj doja t’ju pyesja.

Basha: Po sigurisht, përsa kohë kemi minutazhin që të flasim për këtë gjë.

Balla: Po faleminderit.

Basha: Unë jam i gatshëm që të flas me ju për çfarë të dëshironi ju.

Balla: Faleminderit, unë e thashë dhe në fillim që ju jeni përgjigjur pozitivisht dhe me korrektësi dhe thirrjeve në këtë emision.

Basha: Asgjë të lutem, ky jam unë, me parime demokratike dhe perëndimore, kështu do të jetë dhe pas 25 prillit, s’keni pse të më falenderoni. Kjo tregon diçka, që shikoni ku ka arritur vendi, saqë një gazetar falenderon një politikan për një gjë që i takon. Sepse këtu të mohohet edhe e drejta e fjalës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here