Shkollat e florinjta të Bashkisë së Veliajt..

0
92
Nga Vehap Kola 

Tërmeti nuk i preku fare pjesën më të madhe të shkollave dhe kopshteve në Tiranë. Nuk mund të thuhet se cila nga shkollat ishte dëmtuar paksa, nëse kishte të tilla.

Në shkollën “Qazim Turdiu” në zonën e Dom Boskos mësimi u ndërpre njësoj si në çdo shkollë tjetër, pasi lëkundjet nuk pushuan gjatë dy javëve pas 26 nëntorit 2019. Përfaqësuesit e Bashkisë e panë shkollën dhe e gjetën të sigurtë.

Por, të nesërmen e këtij inspektimi një tufë punonjësish të Bashkisë Tiranë u kapën nga stafi i shkollës me kazma, leva e varre duke hedhur në tokë tavanet e shkollës së ndërtuar së fundmi me fondet e Fondacionit “Soros”. Të kërcënuar me vendin e punës, stafi i shkollës detyrohet të qepë gojën.

*
Raporti i dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit nxori Bashkinë e Tiranës si më të dëmtuarën dhe pothuajse të gjithë shkollat, kopshtet e çerdhet e saj u shpallën të papërdorshme. Skenari siç duket u gatua me shpejtësi dhe djallëzi disa ditë pas tërmetit. Ai që pret dhe skul asfaltin e rrugëve dhe pllakat e bulevardeve të reja të Tiranës, gjeti një sebep të florinjtë për tendera milionësh: shkollat, kopshtet dhe çerdhet janë rrënuar nga tërmeti.

Me një plan të tillë edhe u hartua projekti miliardësh i rindërtimit i Ramës, Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Me para të falura dhe me borxhe që do të paguhen nga shqiptarët, treshja e mafia-shtetit do të bënte një dorë të mirë parash. Ky është kuptimi i parimit të njohur të shndërrimit të disavantazhit në avantazh: këto mendje djallëzore kthyen fatkeqësinë e shqiptarëve në festë të xhepave të tyre guackë.

Prandaj, shkollat e Erion Velisë kushtojnë sa trefishi i shkollave që do të ndërtojë BE. Sipas raportit të sapopublikuar të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ryshfeti për një tender publik në Shqipëri gllabëron 30-45% të fondeve të destinuara për këto tendera. Se sa fitojnë trojka e regjimit me rindërtimin është e thjeshtë të përllogaritet: shumëzoni 1.1 miliard eurot grante e kredi të ngritura në konferencën e donatorëve me 30-45%.

*
Çfarë bie në sy nuk është vetëm trefishimi i kostove, por paturpësia e vjedhjes ditën për diell në sy të shqiptarëve. D.m.th, këta çakej të pushtetit dhe parasë nuk ndjehen aspak të rrezikuar nga shqiptarët, prandaj kanë vendosur të mos mundohen duke u fshehur e justifikuar por do t’i gllabërojnë këto qindra miliona serbes serbes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here